Monday 29 May 2023
Monday 29 May 2023

 

Gara për kreun e Partisë Demokratike mund të konsiderohet zyrtarisht e hapur, pas vendimit në mbrëmjen e së hënës të kryesisë, e cila miratoi emrat që ishin ofruar për konkurrim. Mes 5 kandidatëve, jashtë mbeti Ibsen Elezi, për të cilin u vlerësua se nuk plotësonte kriteret “për shkak të qëndrimeve denigruese ndaj partisë”.

 

Përfundimisht zoti Basha, i cili kërkon rikonfirmim për herë të tretë, nën flamurin e një Partie Demokratike që u rrit në zgjedhjet e 25 Prillit por që u penalizua sipas tij si pasojë e asaj që e ka konsideruar, fill pas rezultatit humbës, si “një masakër elektorale”, do të ketë përballë tre sfidantë të cilët në të kundërt, i bashkon ideja se PD-së i duhet një vizion dhe strategji e re.

 

Ndërsa për kandidaturën e anëtarit të kryesisë Fatbardh Kadilli nuk pati vërejtje, për dy kandidatët e tjerë Edit Harxhi dhe Agron Shehaj pati disa abstenime. Kryesia gjithashtu nuk mori parasysh propozimet e paraqitura sot nga zoti Kadilli, i cili ndër të tjera kërkoi “ngrirjen e administratës së PD deri në zgjedhje, pajisjen e menjëhershme të kandidatëve me listat e plotë të anëtarësisë si dhe organizmin e tre debate televizive, të hapura për publikun dhe median, me pjesëmarrjen e të gjithë kandidatëve, në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë”.

 

Në përfundim të mbledhjes zoti Kadilli tha se “çështja më kryesore për të cilën unë vazhdoj të këmbëngul, është çështje politike, dhe që do i shërbente Partisë për një ushtrim të ri demokratik, që do ishte enrgjizues e përfshirës, ishte çështja e një debati. Propozova në mënyrë këmbëngulëse që anëtarësia të ketë mundësi që të dëgjojë të 4 kandidatët në një debat të hapur, vetëm me anëtarësinë Do ishte një lehtësi për kandidatët, për vetë anëtarësinë dhe balancim mes forcave që kanë kandidatët ,nisur nga asimetria që kanë tre kandidatët që janë jashtë dhe kryetari që rri në zyrë. Lulzim Basha është i sfiduar nga unë personalisht për të dalë në një debat publik, për t’u ballafaquar për të vërtetët tona për PD-në. Nëse ne do kishim sot një debat publik për të vërtetat e PD, do kishim një kryetar që do fillonte që sot të ngrinte opozitën e re. S’kemi pse të fshehim asgjë. Të vërtetat tona duhet t’i ballafaqojmë në sytë e publikut, dhe për këtë do të këmbëngul deri në fund të kësaj gare”.

 

Përmes Facebook-ut, kandidatja tjetër Edit Harxhi reagoi për përjashtimin e kandidaturës së Ibsen Elezit, duke bërë përgjegjës për këtë zotin Basha, i cili sipas saj “edhe në këtë rast si në raste të tjera ishte besëprerë. Në veçanti përjashtimi nga gara i Ibsen Elezit njërit prej kandidatëve të Grupit për PD-në, si një nga zërat opozitarë më të paepur në Shqipëri, ish Kryetar i Partisë Demokratike të Kuksit dhe ish-Kryetar i Qarkut të Kuksit, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar, është i pajustifikueshëm dhe i rëndë. Zoti Elezi prej disa vitesh kërkon reformimin e thellë të Partisë nga marrja peng e saj nga një njeri i vetëm. Ne do ta vazhdojmë së bashku si grup këtë betejë për reformim pavarësisht pengesave të qëllimshme nga Kryetari aktual”.

 

Kryesia e PD-së vendosi që secili nga kandidatët të ketë një anëtar vëzhgues në Komision Zgjedhor e po ashtu dhe në Komisionet e votimit dhe numërimit.

 

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara