Një aeroplan i Luftës së Dytë Botërore, i cili ka rënë në ujërat e liqenit të Pogradecit, ka ngjallur kureshtjen e disa zhytësve nga Prishtina për ta parë atë nga afër. Tre prej tyre këtë fundjavë kanë zhvilluar për orë të tëra kërkimesh në ujërat e liqenit në kërkim të pjesëve të këtij aeroplani.
Por pavarësisht këmbënguljes për orë të tëra, fakti që nuk kishin koordinata të sakta bëri që ata të mos e gjenin aeroplanin.
“Nuk arritëm ta gjenin aeroplanin. Informacione kishim nga qytetarë të Pogradecit, jo nga institucionet”, thotë Arbër Krasniqi, zhytës.
Besart Kasumi, një i ri nga Prishtina e ka parë këtë aeroplan para 5 viteve në një tjetër ekspeditë dhe këtë herë thotë se kishin ardhur për të parë se sa dhe si kanë ndryshuar pjesët e tij.
“Meqenëse kemi qenë më të organizuar, në bashkëpunim me institucionet këtu na kanë ofruar dhe koordinata të sakta. Ka qenë shumë më e lehtë për ne, pa pjesën e kërkimit. Kemi parë pjesë të mbetura dhe të vogla të avionit”, tregon ai.
Por përveç interesit për aeroplanin, për Kasumin ngjall shumë kuriozitet edhe bota e pasur ujore e liqenit të Ohrit, e cila mund të shijohet falë tejdukshmërisë të lartë të ujit.
Aeroplani i Luftës së Dytë Botërore është një Speed Fire i cili është rrëzuar në një thellësi prej 7 metrash në liqen gjatë luftimeve.
Tërhiqet plani për minierën e litiumit në Serbi
Presidentja Osmani kërkon shtimin e angazhimit amerikan dhe evropian kundër ndikimit rus
Opozita në Mal të Zi heq dorë nga rrëzimi i qeverisë
Danimarka pret të marrë me qira 300 qeli burgu në Kosovë
Britania e Madhe e shqetësuar me tensionet në Ballkanin Perëndimor
Serbia hapi katër kapituj në negociatat me BE-në
Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”. Tregu i pasurive të paluajtshme […]
Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë. Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]
Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]
Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]