e diel 25 korrik 2021
e diel 25 korrik 2021

 

Një bust për të vlerësuar figurën e shenjtë të Nënë Terezës do të vendoset në Osijek, Kroaci.

 

Deputetja shqiptare në parlamentin kroat Ermina Lekaj Prljaskaj së bashku me anëtarët e komunitetit shqiptar të Osijek, qarkut Baranja, kanë vizituar shëtitoren e këtij qyteti ku do të ndërtohet monumenti i Nënë Terezës.

 

Lajmin e bëri të ditur deputetja Ermina Lekaj Prljaskaj nëpërmjet një postimi në Facebook: “Në Osijek me anëtarët e pakicës kombëtare shqiptare të Osijek – qarkut Baranja, ne vizituam zonën e shëtitjes në Osijek, ku do të ndërtohet monumenti i Shenjtores Terezë”.

 

 

 

Më shumë

Kosova – Një përvjetor i ri me pritje të reja

Kosova po shënon një tjetër përvjetor të pavarësisë së saj, pa e përmbyllur ende dialogun me Serbinë dhe arritjen e marrëveshjes për normalizimin e raporteve si dy shtete sovrane. Edhe pas 12 vjetëve të shpalljes së pavarësisë, arritja e kësaj marrëveshjeje, po shihet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, si thelbësore drejt […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara