Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

Dy partitë e mëdha politike hapën të enjten në mbrëmje fushatat e tyre për zgjedhjet e 25 prillit.

 

Në sheshin “Nënë Tereza” të tejngjeshur me përkrahës opozitarë dhe automjetet e tyre, Partia Demokratike zhvilloi tubimin e vet, duke shkelur rregullat e pandemisë për t’u mbrojtur nga koronavirusi, ku mijëra pjesëmarrës nuk ruanin distancën shëndetësore as kufizime të tjera.

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha në tubimin e nisur sipas modelit “Drive in”, se bashkimi i tanishëm i shqiptarëve do t’i japë fund tranzicionit shqiptar dhe të hapin një faqe të re të historisë moderne dhe europiane të Shqipërisë, duke e anëtarësuar vendin në Bashkimin Europian.

 

“Më të mirët, më të ndershmit le të drejtojnë fatet e vendit, sepse Shqipëria ka nevojë sot më shumë se kurrë për punë, nder dhe ndryshim rrënjësor” – tha zoti Basha.

 

Zoti Basha tha se shqiptarët po luftojnë kundër një grushti njerëzish, që janë gati të bëjnë gjithçka vetëm për të mbajtur karriget e tyre, se ata nuk qeverisin por i shërbejnë vetes dhe ortakëve, duke rrëmbyer pasuritë e vendit.

 

“Vendi ka nevojë për rininë, ndryshimi kërkon mbështetjen e saj. Çdo gjë e mirë që i ka ndodhur këtij vendi, gjithçka që ka ndryshuar për mirë në këtë vend mban vulën e rinisë, ka fytyrën e saj” – tha zoti Basha.

 

Kryetari i opozitës tha se shqiptarët jan në kërkim të shpresës, dhe se demokratët po punojnë për të garantuar një ndryshim të thellë, të vërtet e të pakthyeshëm, që ka nevojë për ndihmesën e secilit qytetar, që ka në focus dashurinë për fëmijët, për familjet dhe për Shqipërinë.

 

Përballë sheshit “Nënë Tereza”, në skajin tjetër të shëtitores “Dëshmorët e Kombit”, vetëm një kilometër më tutje, në sheshin “Skënderbej”, Partia Socialiste zhvilloi tubimin hapës sipas rregullave mbrojtëse për pandeminë, teksa kandidatët për deputetë ishin ndarë e distancuar në grupe dhjetëshe larg nga njëri tjetri.

 

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, kritikoi opozitën për mos-distancimin e pjesëmarrësve në tubimin tjetër dhe kërkoi një mandate të tretë, për të përmbyllur reformat e nisura.

 

“Sot ne nisim në fakt fundin e një fushate, që nuk ka ndaluar në asnjë moment, qysh nga dita që kemi marrë mandatin tonë të parë. Ne dhe ata u kemi vënë para syve njerëzve dy kartolina sonte, në një ekran televizori të ndarë. Mjafton t’i shohësh për të kuptuar ndryshimin e madh, hendekun e jashtëzakonshëm që na ndan” – tha zoti Rama.

 

Ai akuzoi demokratët se nuk kanë respekt për shtetin, për ligjin, për rregullat, për njerëzit, duke rrezikuar shëndetin e tyre.

 

“Mandati i tretë i PS-së duhet që Shqipëria të mos vonohet më. Mandati i tretë është që Shqipëria të mos kthehet me kurrë mbrapa, sepse me mandatin e tretë, e bëjmë të pakthyeshme reformat që janë rrugës” – tha zoti Rama.

 

Ai theksoi se mandati i tretë e bën të pakthyeshme reformën në Drejtësi dhe ardhjen e një drejtësie të re, do të zgjidhet çështja e pronës, që gjithashtu është future në rrugën e një zgjidhje përfundimtare.

 

“E kundërta do të thotë humbje e këtyre përpjekjeve dhe kthim përsëri aty ku Shqipëria nuk mund, nuk duhet dhe nuk do të kthehet më. E kundërta do të thotë rikthim pas” – tha zoti Rama.

 

Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri Rama ftoi qytetarët të mos e shohin kërkesën për një mandat të tretë si një qëllim në vetvete, as si inerci apo dëshirë për pushtet, por nevojitet për të zhvilluar vendin dhe përmbyllur reforma themelore.

 

 

Mungoi në shesh, Berisha: Fushata e Bashës si vullkan, fushata e Ramës si plakat e marsit

 

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili mungoi ditën e sotme në hapjen e fushatës elektorale të Partisë Demokratike, e ka ndjekur atë përmes ekranit.

 

Berisha ka komentuar hapjen e dyja fushatave, atë të PD dhe atë të PS, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

 

Ai thotë se fushata e Bashës dukej si një vullkan ndërsa ajo e Ramës si plaka e marsit. “Fushata e Bashes si Vullkan. Fushata e Rames si plakat e marsit! Sb”, shkruan Berisha.

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara