e diel 25 korrik 2021
e diel 25 korrik 2021

 

Jeta e njerëzve të famshëm shpesh përshkruhet në filma dhe shfaqje, por një opera e re në Mbretërinë e Bashkuar ka zgjedhur ndoshta një temë të vështirë – duke pasur në qendër agjentin rus Alexander Litvinenko i cili u helmua me një substancë radioaktive në vitin 2006. Opera e re që shfaqet për herë të parë të enjten (15 Korrik), është vlerësuar nga e veja e Litvinenkos, Marina, e cila thotë se është e rëndësishme që jeta e tij dhe mënyra se si vdiq të mos harrohet.

 

Nuk është befasi që një histori që tronditi botën tani është bërë subjekt i një opere.

 

Aleksandër Litvinenko, një agjent rus i kthyer në kritik të Kremlinit, vdiq në nëntor 2006, pasi piu një çaj të helmuar me polonium-210 në një hotel në Londër.

 

Një hetim arriti në përfundimin se ai ishte vrarë nga zbulimi rus, ka të ngjarë me miratimin e Presidentit Vladimir Putin. Rusia mohoi të ketë pasur rol.

 

Pesëmbëdhjetë vjet pas vdekjes së burrit të saj, Marina Litvinenko synon ta mbajë gjallë historinë e tij.

 

Opera, e vënë në skenë në Grange Park Opera në Surrey, bazohet në një libër ku ajo është bashkëautore.

 

“Muzika është një armë shumë e fuqishme. Ndonjëherë fjalët, fotografia nuk janë të mjaftueshme. Por muzika mund të bëjë më shumë sesa fjalët,” thotë Marina.

 

Shfaqja përdor gjithashtu pamje filmike për të treguar historinë.

 

“Kjo histori ka të gjithë elementët e një opere. Opera është fuqi, politikë, dashuri, tradhëti, vrasje. Shumë opera i kanë këto tema “, thotë kompozitori Anthony Bolton.

 

Shfaqja e operas u vonua për shkak të pandemisë.

 

Por Marina është e vendosur të mbajë gjallë kujtimet e burrit të saj.

 

“Unë vërtet e vlerësoj që quhet ‘Jeta dhe Vdekja e Aleksandër Litvinenkos’, sepse atë që ai nuk mundi ta realizonte gjatë jetës, e bëri me vdekjen e tij, si sakrifica më e madhe,” thotë ajo.

 

 

Më shumë

Bush: Tërheqja e trupave nga Afganistani, e gabuar

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, i cili mori vendimin për të dërguar trupat amerikane në Afganistan në vitin 2001 për të luftuar al-Kaidën pas sulmeve të 11 shtatorit, thotë se mendon se është e gabuar që trupat amerikane të tërhiqen tani ndërsa kryengritësit talebanë marrin kontrollin e një pjese gjithnjë […]

Tërheqja amerikane nga Afganistani, vendet e rajonit rrisin angazhimin diplomatik

Ndërsa tërheqja ushtarake Amerikane nga Afganistani është afër përfundimit, vendet e rajonit po shtojnë përpjekjet diplomatike që synojnë të ushtrojnë trysni mbi fraksionet afgane për të rifilluar bisedimet e bllokuara të paqes, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, dhe për të parandaluar rrëshqitjen e vendin në një luftë të plotë civile.   Frika […]

Monstra e Kaspikut – Avioni sovjetik që duhej të kërcënonte perëndimin

Ekranoplani ka qenë gjatë Luftës së Ftohtë kërcënimi luftarak më serioz i sovjetikëve. Sot atraksion turistik.      

Talibanët marrin nën kontroll vendkalimin kryesor kufitar me Iranin

Zyrtarët afganë kanë njoftuar se talibanët kanë marrë nën kontroll një vendkalim të madh kufitar midis Afganistanit dhe Iranit.   Disa pamje të publikuara kanë treguar sesi forcat e talibanëve e heqin flamurin afgan nga çatia e zyrës doganore kufitare.   Vendkalimi kufitar – Islam Qala – është një nga pikat doganore më […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara