e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

 

Një pëllumb që udhëtoi përtej Oqeanit Paqësor do të vritet pasi thehu rregullat e ashpra të Australisë për karantinën.

 

Zogu thuhet se u zhduk gjatë një gare në shtetin amerikan të Oregonit në fund të tetorit, përpara se të gjendej në Melburn gati dy muaj më vonë.

 

Zyrtarët thonë se pëllumbi, i quajtur Joe, përbën një “rrezik të drejtpërdrejtë të biosigurisë” për popullatën e zogjve të Australisë dhe industrinë e pulave e për këtë arsye zogu do të kapet dhe do t’i injektohet një dozë vdekjeprurëse.

 

Një banor i Melburnit, Kevin Celli-Bird tha se ai e gjeti pëllumbin në kopështin e tij të pasmë në 26 dhjetor.

 

 

“Pëllumbi ishte goxha i dobësuar kështu që unë shtypa një biskotë të thatë dhe e lash në tokë që ta hante,” – tha ai për agjencinë e lajmeve “Associated Press”.

 

Disa kërkime në internet bënë që z. Celli-Bird të zbulonte se zogu, i cili është regjistruar te një pronar në Alabama, u pa për herë të fundit gjatë një gare pëllumbash në shtetin perëndimor të SHBA-së në Oregon.

 

Pasi lajmi për gjetjen e Joe, bëri bujë në Australi, z. Celli-Bird u kontaktua nga zyrtarët e shqetësuar në lidhje me kërcënimin e infeksionit.

 

“Pavarësisht origjinës së tij, çdo zog i ardhur që nuk ka përmbushur statusin shëndetësor të importit dhe kërkesat e testimit nuk lejohet të qëndrojë në Australi,” – tha një zëdhënës i departamentit të Bujqësisë, Ujit dhe Mjedisit në një deklaratë.

 

Nuk është e qartë se si zogu arriti të bënte udhëtimin 8,000 milje nga bregu perëndimor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Australinë e Jugut, por zyrtarët besojnë se ai ka të ngjarë të ketë hyrë në bordin e një anijeje me ngarkesa.

 

Sjellja në mënyrë të ligjshme e pëllumbave dhe kafshëve të ndryshme në Australi është e mundur, por procesi është i vështirë dhe mund të kushtojë dhjetëra mijëra dollarë prandaj prej më shumë se një dekade nuk ka pasur asnjë import nga SHBA-ja.

 

Pëllumbi Joe, nuk është i pari që përballet me telashe nga ligjet e rrepta australiane të importit të kafshëve, raporton euronews.

 

Aktorët Johnny Depp dhe gruaja e tij e atëhershme Amber Heard, u desh të realizonin një video ku kërkonin falje pasi sollën në mënyrë të paligjshme qentë e tyre Pistol dhe Boo në Australi, me avionin e tyre privat në vitin 2015.

 

 

Më shumë

Franca do t’i kthejë Beninit 26 artefakte historike

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se pa përfunduar muaji tetor do t’i kthejnë Beninit 26 artefakte historike të rrëmbyera nga ushtarët francezë në shekullin e 19-të, transmeton Anadolu Agency (AA).   Në një fjalim në Samitin Afrikë-Francë të mbajtur në Francë, Macron tha se deri në fund të muajit do të rikthejnë […]

NATO përgjysmon misionin e Rusisë në aleancë

NATO konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se madhësia e misionit të Rusisë në aleancë është përgjysmuar, pas zbulimit se tetë anëtarë të ekipit diplomatik rus u përkisnin shërbimeve të inteligjencës në Moskë.   Një zyrtar i NATO-s i tha Radios Evropa e Lirë se aleanca “ka forcuar mbrojtjen, në përgjigje të veprimeve […]

Putin për krizën e çmimeve të energjisë: Fajin e ka Bashkimi Europian

Presidenti rus Vladimir Putin, duke iu referuar sot situatës në tregun e energjisë së gazit në Europë, tha se Europa ishte përgjegjës për politikën e gabuar të KE që refuzoi kontratat afatgjata për furnizimin me gaz natyror me Rusinë dhe u kthye në tregjet vendore.   “Komisioni Evropian bëri një gabim kur donte […]

Dy Koretë rivendosin komunikimin ndërkufitar

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut rivendosën kanalin e komunikimit ndërkufitar.   Seuli tha se dy Koretë zhvilluan telefonatën e parë që nga gushti.   “Me rivendosjen e linjës së komunikimit Jug-Veri, Qeveria vlerëson se është siguruar një bazë për rimëkëmbjen e marrëdhënieve ndër-koreane”, tha përmes një deklarate Ministria e Unifikimit e […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara