Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.
R.SH. – Vatikan
Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit Tiranë-Durrës (Shqipëri)
Ati i Shenjtë pranoi dorëheqjen nga kujdesi baritor i Kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës (Shqipëri), paraqitur nga SH. T. Imzot George Frendo, O.P..
Ati i Shenjtë ka emëruar Kryeipeshkёv Metropolit tё Tiranё-Durrёs SH. R. Imzot Arjan Dodaj, FDC, deri sot Ipeshkëv titullar i Lestronës dhe Ndihmës i së njëjtës Kryedioqezё. Kështu njofton zyra e shtypit e Selisë së Shenjt.
Hapet, kёshtu, njё faqe e re nё historinё e Kishёs sё kryedioqezёs metropolitane tё Tiranё-Durrёsit me shpalljen e kryeipeshkvit tё tretёt, tё periudhёs pas rёnies sё diktaturёs komuniste, tё kёsaj Kishe vendore, emëruar sot mё 30 nёntor 2021 nga Papa Françesku.
Njoftimi i emërimit u shpall sot nё mesditë nё Katedralen e Shёn Palit nё Tiranё nga Nunci Apostolik nё Shqipëri, imzot Luigi Bonazzi, nё prani tё kryeipeshkvit tё Tiranё-Durrёsit Imzot George Frendo dhe tё kryeipeshkvit tё ri tё sapoemëruar Imzot Arjan Dodaj, me pjesëmarrjen e klerit e rregulltarëve tё Kishës dioqezane Tiranё-Durrёs. Ceremonia e njoftimit tё emërimit tё kryeipeshkvit tё ri imzot Arjan Dodaj u transmetuar drejtpёdrejt nё streaming.
Data e pёrurimit a fillimit tё misionit tё kryeipeshkvit tё ri tё emёruar imzot Arjan Dodaj nё Kishёn kryedioqezane tё Tiranё-Durrёsit do tё jetё tё shtunën mё 22 janar tё ardhshëm.
T’i dёgjojmё disa çaste nga ceremonia e njoftimit nё Katedralen e Shёn Palit nё Tiranё:
Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit
A e dini se Kodiku i Korçës nr. 93 është ekzemplar unik në botë?
Komuniteti bektashi feston Ditën e Ashures
Çelet pelegrinazhi bektashi në Prishtë të Skraparit
Pas 69 vjetësh, kardinali Troshani kthehet në kishën e Kallmetit në Lezhë
Kisha Ortodokse përkujton 30 vjetorin e ardhjes në Shqipëri të Kryepiskopit Anastas Janullatos
Komuniteti ortodoks i Tiranës, i ngulur në këtë qytet që prej shek. XVIII, veç gjallërisë që i solli qytetit, barti me vete edhe objektet e veta të kultit. Si të krishterë të ritit Lindor, ortodoksët e Tiranës, kryesisht me prejardhje vllahe- arumune, ndërtuan të parën kishë të tyren më 1780, në atë pjesë të […]
E ndërsa masat lehtësuese shtohen një nga një, besimtarët orthodhoksë do të kremtojnë Ringjalljen e Krishtit edhe për këtë vit në kushte shtëpie. “Sot është e Enjte e Madhe, sapo mora bojën e kuqe në kishë për të ngjyer vezët siç e ka tradita në këtë ditë, por zonjat që ishin tek dyqani […]
Dënimi me forcë i fenomenit të shitblerjes së votës, shqetësimet për kandidatët me të kaluar të dyshimtë, apo dhe sfidat me të cilat do të duhet të përballet qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet, ishin në qendër të një deklarate të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, pikërisht në prag të votimeve të […]
5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]