Friday 24 March 2023
Friday 24 March 2023

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një deklaratë për mediet u shpreh se një shtetase shqiptare ndodhet në Afganistan dhe nga ana e ministrisë së Jashtme po punohet për riatdhesimin sa më të shpejtë të kësaj shtetaseje.

 

“Sa i përket një shtetaseje shqiptare, mund të konfirmoj se kam qenë nga kontaktet e para që jam kontaktuar nga familjarët e një shtetaseje që punonte aty për një organizatë të huaj. Që në momentin e parë ministria e Jashtme që është përgjegjëse dhe e angazhuar kanë pasur informacione po bëjnë gjithçka që duhet për të bërë riatdhesimin sa më të shpejtë të kësaj shtetaseje shqiptare në vendin tonë. Besoj që do të jetë një operacion që do të ekzekutohet me sukses”, sqaroi Peleshi.

 

Ditën e sotme do të mbërrijë në Rinas kontigjenti i parë i shtetasve nga Afganistani për tu strehuar përkohësisht në Shqipëri.

 

Bëhet fjalë për përkthyesë dhe bashkëpunëtorë të niveleve të ndryshëm të strukturave amerikane në Afganistan. Ata do të transferohen së bashku me familjet e tyre.

 

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara