Një specie e re peshkaqeni është shfaqur në Parkun Kombëtar Detar në Karaburun-Sazan. Sipas njoftimit nga Qendra e Vizitorëve Radhimë në Vlorë, peshkaqeni është i parrezikshëm për njerëzit.
Mbretëria: Shtazore
Tipi: Kordata
Klasa: Kondrihtët
Rendi: Skualiformët
Familja: Dalatide
Gjinia: Dalatias
Lloji: Dalatias licha (Peshkaqeni fokë)
𝗞𝗮𝗿𝗮𝗸𝘁𝗲𝗿𝗶𝘀𝘁𝗶𝗸𝗮𝘁 𝗲 𝘀𝗽𝗲𝗰𝗶𝗲𝘀: Peshkaqen i parrezikshëm për njerëzit. Ka një hundë të shkurtër dhe me dy pendë dorsale me madhësi pothuajse të barabartë. Ka buzë të trasha papilloze dhe dhëmbë të sipërm të vegjël e të hollë dhe dhëmbë të poshtëm shumë të mëdhenj në formë trekëndëshi me tehe distale. Ka ngjyrë gri-kafe në të zezë dhe skajet mbrapa pendëve të tejdukshëm.
𝗕𝗶𝗼𝗹𝗼𝗴𝗷𝗶𝗮: Gjendet në raftet dhe shpatet e jashtme kontinentale. Shpesh pelagjik dhe jeton vetëm ose në grupe të vogla. Ushqehet kryesisht me peshq kockor të ujërave të thella, por edhe raja, peshkaqenë të tjerë, cefalopodë dhe krustace. Gjallesë ovovivipare ku lindin rreth 10-20 të vegjël me përmasa 30-42 cm.
𝗦𝗵𝗽𝗲̈𝗿𝗻𝗱𝗮𝗿𝗷𝗮: Atlantiku Perëndimor dhe Lindor. Mesdheun Perëndimor (Marok), Paqësorin Perëndimor dhe Qëndror, Oqeanin Indian Perëndimor.
𝗦𝘁𝗮𝘁𝘂𝘀𝗶 𝘀𝗶𝗽𝗮𝘀 𝗜𝗨𝗖𝗡: Vulnerabël (VU)
𝗣𝗿𝗮𝗻𝗶𝗮 𝗻𝗲̈ 𝗣𝗞𝗗 𝗞𝗮𝗿𝗮𝗯𝘂𝗿𝗻-𝗦𝗮𝘇𝗮𝗻: Prania e species është regjistruar për herë të parë në PKD Karaburun-Sazan si rezultat i ngecjes në rrjetat e një anije peshkimi. Njoftimi për praninë e saj është bërë nga Qendra e Peshkimit Oriku dhe identifikimi i saj është realizuar nga ekspertët Nexhip Hysolakoj dhe Rigers Bakiu.
©Foto nga: Nexhip Hysolakoj
Përmbytjet – 1 mijë e 800 hektarë tokë e përmbytur në Shkodër
Moti i keq – Pritet të hapen portat e shkarkimit në kaskadën e Drinit
Filluan përmbytjet – FA dyfishon kapacitetet në ndihmë të banorëve
Moti i keq, situata në akset kombëtare
Profesionistët 5 vjet pa shkrepur çiften, kontrabandistët po bëjnë kërdinë
Ngrohja globale po shkrin akullnajën e fundit në Venezuelë
Foka e Mesdheut (Monachus monachus) është dëshmuar disa ditë më parë në afërsi të bazës ushtarake në Pashaliman. Ky raportim u krye nëpërmjet pamjeve filmike të regjistruara nga një vizitor në zonë. Prania e këtij lloji në brigjet e Shqipërisë na bën krenarë dhe na motivon akoma më tepër për të ruajtur ekosistemet […]
Hidrocentrali i Kalivaçit nuk do të ndërtohet. Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka refuzuar lejen mjedisore pas kërkesës së bërë nga shoqëria koncesionare AYEN-ALB në fillim të vitit. Hidrocentrali i Kalivaçit do të ndërtohej mbi lumin Vjosa, por kundërshtimet kanë qënë të forta si nga organizatat e mbrojtjes së mjedisit edhe nga eurodeputetë të […]
Një specie e re peshkaqeni është shfaqur në Parkun Kombëtar Detar në Karaburun-Sazan. Sipas njoftimit nga Qendra e Vizitorëve Radhimë në Vlorë, peshkaqeni është i parrezikshëm për njerëzit. Mbretëria: Shtazore Tipi: Kordata Klasa: Kondrihtët Rendi: Skualiformët Familja: Dalatide Gjinia: Dalatias Lloji: Dalatias licha (Peshkaqeni fokë) 𝗞𝗮𝗿𝗮𝗸𝘁𝗲𝗿𝗶𝘀𝘁𝗶𝗸𝗮𝘁 𝗲 𝘀𝗽𝗲𝗰𝗶𝗲𝘀: Peshkaqen i parrezikshëm për […]
Për të tretin vit rradhazi, prej fundit të muajit shtator e deri ne fillim të dhjetorit, PPNEA po zhvillon studimin me kamera kurth në rajonin e Prespës, një studim i cili zbatohet në nivel ndërkufitar prej partnerëve të PrespaNet, përgjatë vitit. Në filim të kësaj jave të fundit të muajit tetor, eskpertët e PPNEA, […]