e shtunë 29 janar 2022
e shtunë 29 janar 2022

Përhapja e coronavirusit të Kinës i quajtur edhe si virusi Wuhan ka parë tashmë numrin e të vdekurve të kalojë numrin 100 dhe thuhet se me mijëra të tjerë janë infektuar në rajon – dhe jo vetëm.

Ndërsa po merren masa për të parandaluar përhapjen e virusit dhe gjetjen e një shërimi, ka raporte në rritje që virusi mund të mos ketë origjinën nga tregu i prodhimeve të detit siç pretendohet nga Kina, por nga një laborator nga aty.

Sipas mediave, fakti që administrata ka qenë selektive në ofrimin e informacionit për agjencitë ndërkombëtare dhe mediat – përkundër deklaratës publike të presidentit Kinez Xi Jinping për vazhdimin e luftimit të shpërthimit të coronavirusit – keqinformimi ka zënë vend, sidomos në mediat sociale.

Shumë teori konspirative janë duke qarkulluar në Facebook, Twitter, WhatsApp dhe paralelet e tyre kineze.

Ndonëse jo i verifikuar, një pretendim i pabazë që është bërë viral në internet sugjeron se virusi ishte pjesë e “programit të fshehtë të armëve biologjike” të Kinës dhe mund të ketë dalë nga Instituti Wuhan i Virologjisë.

Sipas të njëjtave pretendime, vetëm 30 kilometra larg nga origjina e coronavirusit, ekziston një “laborator mister” që një ekspert pretendon se është pjesë e një programi sekret të armëve biologjike.

Media të ndryshme kanë cituar një ish-oficer të inteligjencës izraelite Dany Shoham, i cili pretendonte se Instituti në Wuhan është pjesë e një programi sekret të armëve biologjike.

Histori të ngjashme kanë filluar të qarkullojnë edhe në Kinë.

Megjithatë, dikush tërheq vërejtjen rreth një lajmi të tillë.

“Nuk ka asnjë provë që ai ishte një armë biologjike, dhe çdo pretendim që po përhapet me qëllim të keqinformimit është jashtëzakonisht i papërgjegjshëm”, paralajmëron profesori i studimeve të sigurisë së Massachusetts Institute of Technology, Vipin Narang.

Gjithashtu edhe analisti australian i mbrojtjes, Dr. Malcolm Davis ka shkruar: “Unë nuk jam i bindur që ka ende prova për të mbështetur këtë teori”.

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara