e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Një tjetër mjek humbi jetën si pasojë e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se doktor Hysni Shkjau, 69-vjeçar, me 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës.

Luftonte prej disa ditësh me COVID19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.

 

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime famljarëve, miqve dhe kolegëve. Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor, humbja e një mjeku që i ka shërbyer me përkushtim e profesionalizëm për 40 vite komunitetit të tij.

 

Ministria e Shëndetësisë i rikujton qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!

 

Një javë më parë, po në spitalin Infektiv, u nda nga jeta dhe një profesor i njohur i Fakultetit të Mjekësisë, Arjan Pushi, me një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë.

 

Që pas dhjetëditësisht të parë të qershorit, situata e pandemisë ka njohur një përkeqësim të ndjeshëm, me rastet të reja të shumëfishuara e po ashtu dhe të viktimave. Deri të dielën në të gjithë vendin numëroheshin 2893 të infektuar që nga fillimi i pandemisë, Me shumë se gjysma e tyre të konfirmuar vetëm në 4 javët e fundit. Dje u shënuan dhe 2 viktima të tjera. Bashkë me rastin e doktor Shkjaut, totali shkon në 77 persona që kanë humbur jetën, nga të cilët 42 vetëm në pak më shumë se tre javë.

 

Problematike mbetet situate në spitalin Infektiv, ku numri i rritur i pacientëve, po shoqërohet me një numër të lartë personash të cilët janë në gjendje kritike.

 

 

COVID-19 – Statistika (6 Korrik 2020)

Testime totale 29260

Raste pozitive 2964

Raste të shëruara 1702

Raste Aktive 1183

Humbje jete 79 (Qarku Tiranë 44, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1)

 

🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Dr. Eugena TominiInstituti i Shëndetit Publik

Posted by Ogerta Manastirliu on Monday, July 6, 2020

 

 

Më shumë

Pfizer nxjerr ilaçin e ri kundër Covid-19, uli me 90 për qind shtrimet në spital dhe vdekjet

Kompania Pfizer Inc. tha të premten se ilaçi i saj eksperimental antiviral për COVID-19 uli me gati 90% rastet e shtrimeve në spital dhe vdekjeve tek të rriturit me rrezikshmëri të lartë, ndërsa kjo kompani hyn në garë për të sjellë në tregun amerikan pilulën e parë të lehtë për t’u përdorur kundër koronavirusit. […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

Tetori Rozë – 1 në 8 gra me kancer gjiri!

Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.   Jepini vetes vetëm 30 minuta kohë për shëndetin tuaj.  Sot 1 në 8 gra diagnostikohet me kancer të gjirit.  Kapja e hershme e kësaj sëmundje të shpëton nga vdekja. Mesazhi vjen nga gra që janë përballuar me sëmundjen […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara