Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

Pas një periudhe pritjeje prej rreth një viti nëpër sirtarë, Kuvendi ka futur në axhendën e punës ligjin e ri “Për Shtetësinë. Drafti është depozituar në Kuvend nga qeveria që në gushtin e vitit 2019 dhe synon të sjellë një seri risish në ligjin aktual që është në fuqi që prej vitit 1998.

 

Hartuesit e draftit nënvizojnë në relacionin shoqërues se ligji actual nuk ofron zgjidhje për rastet e fitimit të shtetësisë në bazë të origjinës, apo të një problematike të vjetër tashme që ka sjellë pamundësinë e regjistrimit në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, të vitit 2010, të personave, të cilët kanë fituar shtetësinë shqiptare (me dekret të Presidentit).

 

Drafti sjell lehtësimin e procedurave të fitimit të shtetësisë për personat, të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare dhe kanë fituar një shtetësi të huaj, ndërkohë që në vijim kërkojnë të rimarrin shtetësinë shqiptare, ashtu si dhe për Regjistrimin në RKGJC 2010 i personave mbi 18 vjeç, të cilët kanë lindur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nga prindër shqiptarë apo qoftë edhe njëri prind shqiptar, por që para kësaj moshe nuk janë regjistruar.

 

Ndërkaq, drafti sjell Zgjidhje edhe për problematikën e krijuar në praktikë, për paraqitjen e kërkesës për heqje dorë nga shtetësia shqiptare në rast të prindërve të divorcuar. Aktualisht, legjislacioni kërkon që kërkesa duhet të paraqitet nga të dy prindërit, por ky parashikim ka krijuar probleme në rast të mosdakordësisë 2 dhe/ose mosgjetjes së njërit prind.

 

Më shumë

Në prag të 28 Nëntorit “bashkohen” arkivat, DPA hap sallë studimi në Kosovë

Në prag të Ditës së Flamurit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bëhet institucioni i parë i Shqipërisë që ka prani fizike në Kosovë, duke çelur dyert e Këndit Arkivor Prishtinë, si sallë studimi në mjediset e Arkivit të Kosovës e Arkivi. Çdo studiues dhe qytetar që është i interesuar për të aksesuar dokumente që […]

Zgjidhet Kolegji i ri Zgjedhor

Dy ditë pasi Presidenti i Republikës dekretoi datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zgjedhur anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor. Shorti i hedhur në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor përzgjodhi 8 gjyqtarë të cilët do jenë pjesë e trupës që do të bëjë gjykimin e mosmarrëveshjeve apo ankesave […]

Hapet gara për hetues të BKH-së, struktura do të përbëhet nga 60 të tillë

Hapet gara për hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky institucion, në një njoftim për mediat, nënvizon se sot çelet procesi i rekrutimit për Pozicionet e Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Përmes këtij procesi do të përzgjidhen 60 hetues që do të jenë pjesë e BKH. Kjo është një mundësi e mirë për […]

3 vjet nga fillimi i Vetting-ut, 105 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar nga detyra, 117 u konfirmuan

Procesin i Vetting-ut në drejtësi ka hyrë në vitin e tij të tretë dhe në total për t’u rivlerësuar janë rreth 800 prokurorë dhe gjyqtarë. Nga fillimi i procesit në prill të 2018 deri në 10 gusht të këtij viti kanë kaluar në filtirn e shkallës së parë të Vetting-ut 284 gjyqtarë dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara