Sot mbushet një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, që la pas 51 viktima dhe mbi 3000 të plagosur.
Tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës rihter që tronditi Shqipërinë atë natë shkaktoi dëme të shumta si shembje pallatesh, shtëpish, shkollash e institucione të tjera. Thirrjet dëshpëruese të familjareve që të afërmit i kishin nën rrënoja, njerëz të traumatizuar që dolën rrugëve, sirenat e autoambulancave, policisë, zjarrfikësve, ushtrisë, ushtonin ngado.
Një vit pas tërmetit të fortë që goditi vendin, hetimet e nisura për shkatërrimet e shumta që ndodhën, me pasojë dhe vdekjen e dhjetra qytetarëve, nuk janë mbyllur ende, me përjashtim të Durrësit. Nga mbi 50 të arrestuarit thuajse të gjithë kanë lënë qelitë, ndërsa ka patur dhe raste, si ai i drejtoreshës së Urbanistikës në Bashkinë e Kavajës e cila është rikthyer në detyrë, ndonëse është nën hetim për “vrasje nga pakujdesia”.
Qindra të plagosur, la pas ajo dridhje e fuqishme e tokës, kryesisht ne Durrës, Kurbin. Tiranë e Lezhë.
Mbi 200 mijë persona u preken direkt nga dëmet që la pas.
Shqipëria u kthye menjëherë në qendër të raportimeve të mediave botërore. Shqiptarët, fqinjët, partnerët nisen mobilizimin e shpejtë për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë.
Ekipe kërkim – shpëtimi mbërritën nga vende të ndryshme.
Për ditë me radhë nën rrënoja kërkohej për ndonjë të mbijetuar apo trupa të viktimave.
Sot një vit më pas, pasojat janë ende të freskëta, pasojat e atij tërmeti shkatërrimtar, e për shumëkënd që humbi me të dashurit, dhimbja që la pas nuk do të shërohet kurrë.
Koha kur shqiptarët internoheshin pa proces gjyqësor
Borë e madhe në Kukës, mjaft fshatra pa energji elektrike
150 – vjetori i lindjes i atdhetarit të shquar Mihal Grameno
91 mijë shqiptarë jetojnë në SHBA, rekord në rajon e Europë bashkë me Bosnjë-Hercegovinën
Tyrbja e Abaz Aliut në malin e Tomorit, pamje magjepsëse nën “vellon” e dëborës
Strasburgu urdhëron pezullimin e dëbimit të Selami Simsek në Turqi
Një togë nga Kompania e Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese (EOD) u nis për në misionin e NATO në Letoni, ku do vijojë të shërbejë si pjesë e grup-batalionit të udhëhequr nga Forcat e Armatosura kanadeze. Në ceremoninë e përcjelljes së kontingjentit të radhës mori pjesë edhe ministri i ri i Mbrojtjes Niko Peleshi, […]
Një muaj pasi Fronti Demokratik mori kontrollin e Asamblesë së re Kombëtare në Shqipëri, më 2 janar 1946, qeveria komuniste shpalli jashtë-ligjësimin monarkinë. Kështu, mbreti Zog u shkarkua zyrtarisht de-jure. Atij dhe trashëgimtarëve iu hoqën të gjitha të drejtat dhe pronat dhe u ndalohej “përgjithmonë” kthimi në territorin e Shqipërisë. Komunistët e […]
Sikur të mos mjaftonte plaga e hapur nga tërmeti i 26 Nëntorit të viti të shkuar, dhe ende pa ju gëzuar mbështetjes financiare që mori në Bruksel për rindërtimin, vala e Koronavirusit që ra mbi mbarë globin, goditi pashmangshëm dhe Shqipërinë. Por ndërsa pandemia mbizotëroi jetën e qytetarëve, përplasjet e forta politike, të ushqyera […]
Akademia e Shkencave e Shqipërisë (AshSh) prezantoi sot rezultatet mbi fazën e dytë të studimit seroepidemiologjik për gjendjen e imunitetit të popullsisë në situatën e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, sipas të dhënave prej depistimit. Studimi i përket periudhës nga qershori deri në muajin dhjetor. Rezultatet u paraqitën nga akademiku Genc […]