e shtunë 29 janar 2022
e shtunë 29 janar 2022

Koordinimi mes policisë kufitare dhe njësisë vendore të shëndetësisë, në zbatim të masave të Task-Forcës së ngritur nga Ministria e Shëndetësisë, ka mundësuar intensifikimin e kontrolleve në pikat kufitare për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit të ri.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi njësinë e shëndetësisë në Portin e Vlorës, ku janë marrë masat për zbatimin e protokolleve ndërkombëtare për pasagjerët e dyshuar, si dhe pajisja me logjistikën e nevojshme.

“Përmirësimi i survejancës aktive është shumë i rëndësishëm, në përputhje me rregulloren ndërkombëtare të shëndetit. E rëndësishme është që shërbimi është 24/7 dhe bashkëpunimi me epidemiologun është i vazhdueshëm për ndjekjen e rasteve”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë rikonfirmoi gjatë inspektimit në portin e Vlorës se, sipas shkallës së rrezikut dhe planet do të jenë të ndryshme, për të përballuar çdo situatë.

Në pikat kufitare ajrore, tokësore dhe portuale, aktualisht ka survejancë të përforcuar dhe masa higjieno-sanitare të shtuara. Pas mbledhjes së dytë të Task-Forcës për koronavirusin e ri, në përgjigje të emergjencës globale të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë janë marrë masa për të rritur kontrollin, gjurmimin e rastit dhe izolimin e tij, si dhe gjendjen e karantinës nëse do jetë e nevojshme.

Shqipëria vijon të mbetet vend me rrezikshmëri të ulët dhe nuk ka asnjë rast të koronavirusit të ri në Shqipëri. Në zbatim të rekomandimeve të OBSh-së, Ministria e Shëndetësisë ka rritur këshillimin për qytetarët tanë, që të mos udhëtojnë drejt Kinës, nëse nuk e kanë të domosdoshme. ATA

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara