Policia e Shtetit ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë gjobitur 769 qytetarë , të cilët janë kapur pa maska në rrugë.
“Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 600 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila”, njofton Policia.
Ndërkohë mësohet se janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 22 persona, të cilët kanë thyer protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke u grumbulluar në tubime të paligjshme.
Këta qytetarë në përfundim të veprimeve këta shtetas janë proceduar penalisht dhe janë ndëshkuar edhe me masën administrative 3000 lekë secili.
“Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë vendosur 169 masa administrative me masë 3.000 lekë secila, për pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse në mjet, si dhe për pasagjerët pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik”, shton Policia.
101 mijë kërkesë- ankesa për energjinë – Kryeson ndryshimi i të dhënave të kontratës, 31% për faturimin
Leje qëndrimi për pensionistët dhe ata që blejnë prona në Shqipëri
Organizatat rinore, të shqetësuara për emigrimin e rinisë
30 vite nga rënia e bustit të diktatorit komunist Enver Hoxha
Pandemia nuk ndal migrimin e paligjshëm të shqiptarëve në Greqi
Ismail Kadare: Ky vend bëhet!
Është ndarë nga jeta Lefter Çipa, poeti i dhe autori i 1250 këngëve të polifonisë shqiptare. Familja Çipa ka njoftuar se ai ka ndërruar jetë në orët e para të së enjtes, 18 shkurt 2021, pas vuajtjes dhe lëngatash fizike. Lefter Çipa është një ndër poetët më të shquar shqiptarë në vitet 1970-2021. […]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nënshkruar kontratën me kompaninë “Smartmatic International Holding B.V” për identifikimin elektronik të votuesve në zgjedhjet e 25 prillit. Javën së ardhshme në KQZ do të bëhet testimi i pajisjes që përdor “Smartmatic” për identifikimin biometrik. Pas kryerjes së testit do të bëhet porosia për të gjitha […]
Disa anketa dhe metodologji të zhvilluara nga INSTAT dhe organizata të ndryshme joqeveritare tregojnë për një përkeqësim të fenomenit të emigracionit në dekadën e tretë që nga rënia e regjimit komunist. Një prej tyre, që mat emigracionin dhe diasporën, tregon se nga viti 2011 deri më 2020, janë larguar nga vendi rreth […]
Ambasada e Shqipërisë në Kanada ka shpërndarë nëpërmjet postës abetaret dhe librat e mësimit të gjuhës shqipe në Toronto, Ontario. Lajmi bëhet i ditur nga Ambasada e Shqipërisë në Kanada e cila njofton se ditën e sotme, në prag të semestrit të dytë, përcollëm nëpërmjet shërbimit postar abetaret, librat e mësimit të gjuhës […]