Sunday 26 March 2023
Sunday 26 March 2023

 

“O Sali o hero, Amerika ty të do!”, këto ishin thirrjet e shqiptaro-amerikanëve, që morën pjesë në Foltoren e Sali Berishës nga New Jersey.

Berisha foli nga Tirana, ndërkohë që kishte një lidhje direkte me sallën e mbushur me demokratë në New Jersey.

Berisha foli edhe njëherë për shpalljen e tij non-grata, duke deklaruar se ka ardhur si rezultat i “lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe George Soros”.

Ne po bëjmë gjithçka që t’ju kthejmë votën shqiptarëve.

Po bëjmë gjithçka që PD të shndërrohet në forcë konservatore, të vlerave të lirisë. Më pas shoqëria shqiptare, të votojë e lirë, me dinjitet. Pasi jemi të bindur se vendin e madh ku ju jetoni, e bënë të tillë, mbi të gjitha, liritë dhe të drejtat që kushtetuta e tij garantoi për shtetasit e SHBA-ve.

Kjo është një lëvizje pro Amerikës dhe pro botës së lirë. Është një lëvizje që lufton kundër një regjimit, klikave ‘nartkokratike’.

Me 14 maj, unë jam shpallur non-grata nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken. Po me 19 maj, i kam drejtuar një letër, ku i them se jeni i keqinformuar nga lobimi korruptiv i Edi Ramës dhe George Soros“, tha ndër të tjera Berisha.

Ish kryeministri përsëriti edhe njëherë se nuk ka prova për shpalljen e tij non-grata , ndërkohë që e quajti liderin e opozitës Lulizm Basha, një njeri të kapur dhe përfshirë në afera korruptive.

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara