e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) organizoi të hënën një konferencë shtypi mbi epideminë e koronavirusit të ri.

 

Presidenti amerikan Donald Trump dhe sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo janë shprehur se koronavirusi i ri e ka burimin nga Instituti i Virologjisë i Wuhan-it. Lidhur me këtë, drejtorja teknike e Programit të Emergjencave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Maria van Kerkhove u shpreh se koronaviruset përgjithësisht janë të përhapur te lakuriqët e natës dhe se tani 15 mijë renditje të gjenomit të koronavirusit të ri tregojnë se ai nuk është prodhuar nga njeriu. Organizata Botërore e Shëndetësisë, Organizata e Bujqësisë dhe Ushqimit e OKB-së dhe Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve po bashkëpunojnë me Kinën për të gjetur kafshët mbartëse kalimtare të koronavirusit të ri, për të shmangur kalimin përsëri te njerëzit.

 

Kreu i Programit të Emergjencave Shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Michael Ryan u shpreh se OBSh-ja nuk ka marrë prova nga pala amerikane që koronavirusi i ri ka ardhur nga Instituti i Virologjisë i Wuhan-it. OBSh-ja mendon se këto fjalë janë spekulime. Ai theksoi se renditja gjenetike e virusit dhe opinionet e marra nga OBSh-ja tregojnë se koronavirusi i ri ka origjinë natyrore. Shkencëtarët kinezë po komunikojnë dhe bashkëpunojnë me botën për të shkëmbyer njohuritë përkatëse. CRI

Më shumë

Tetori Rozë – 1 në 8 gra me kancer gjiri!

Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.   Jepini vetes vetëm 30 minuta kohë për shëndetin tuaj.  Sot 1 në 8 gra diagnostikohet me kancer të gjirit.  Kapja e hershme e kësaj sëmundje të shpëton nga vdekja. Mesazhi vjen nga gra që janë përballuar me sëmundjen […]

Izraeli, i pari në botë, nis vaksinimin e popullatës me dozën e tretë

Izraeli, vendi i parë në botë që vaksinoi popullsinë, ka vendosur të administrojë dozën e tretë të vaksinave Pfizer për qytetarët e tij.   Vaksinimi do të fillojë të dielën, mbi baza vullnetare, për ata që janë mbi 60 vjeç dhe tashmë janë imunizuar me dy doza për të paktën pesë muaj.   […]

Shqipëria e treta në Europë për nivelin e lartë të obezitetit të grave

24.4% e grave në vend konsiderohen obeze, sipas Anketës Demografike dhe Shëndetësore të INSTAT, të vitit 2018, për grup-moshën 15-59 vjeç. Ky tregues matet me Indeksin e Masës Trupore (BMI), që shpreh raportin e pesshës në kg ndaj gjatësisë në metër katror (kg/m2). Niveli mbi 30 konsiderohet obez, 25-29.9 mbipeshë, nga 18.5-24.9 është normal […]

Qendrat shëndetsore në plazhe, në Velipojë e Theth 1 mijë persona kanë kërkuar ndihmë në një muaj

Prej 1 jave në spitalin e Shkodrës nuk është paraqitur asnjë qytetar me simptoma të dyshuara për covid! Për bluzat e bardha ky është një lajm i mirë. Por nuk po ndodh e njejta gjë me virozat e stinës! Kryesisht me simptoma gastro-intensinale apo edhe probleme kardiake, rastet që kanë nevojë për ndihmë mjekësore […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara