Saturday 10 June 2023
Saturday 10 June 2023

 

Drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha të mërkurën se OBSh-ja do të nisë një studim kërkimor shumëkahësh e shumëkombësh provash klinike për testimin e terapive të mundshme ndaj koronavirusit, si pjesë e një përpjekje agresive për të t’i dhënë hov kërkimit global të barnave për të trajtuar Covid-19.

 

Do të testohen katër barna ose kombinime barnash, të liçensuara dhe të përdorura tashmë për sëmundje të tjera, tha Dr. Tedros në fjalën e tij të hapjes në konferencën për media për COVID-19 më 18 mars. Dhjetë shtete kanë shprehur tashmë gatishmërinë për të marrë pjesë në studim.

 

“OBSh-ja dhe partnerët e saj po organizojnë pra, një studim në shumë vende, ku disa prej këtyre trajtimeve të paprovuara krahasohen me njëri-tjetrin”, tha ai gjatë konferencës për media në Gjenevë, duke shtuar se ky studim i madh, ndërkombëtar, i cili është hartuar për të gjeneruar të dhëna të plota e të sakta që duhen për të vlerësuar se cilat trajtime janë më efektive, është quajtur studimi i SOLIDARITETIT.

 

“Studimi i SOLIDARITETIT ofron procedura të thjeshtuara për të mundësuar edhe pjesëmarrjen e spitaleve që ndërkohë kanë qenë të mbingarkuara”, tha Tedros, duke theksuar se “shumë shtete kanë konfirmuar tashmë se do t’i bashkohen studimit të SOLIDARITETIT – Argjentina, Bahreini, Kanadaja, Franca, Irani, Norvegjia Afrika, Spanja, Zvicra dhe Tajlanda – dhe besoj se do t’i bashkohen edhe shumë të tjerë”.

 

20 mars 2020

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara