e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Ndonëse e ka paralajmëruar vazhdimisht rrezikun e përhapjes së koronavirusit, OBSH thotë se masat e reja të izolimit në vendet evropiane nuk janë të nevojshme.

 

Udhëtimet e pushimeve kanë bërë që në kontinentin e vjetër të ketë një rritje shqetësuese të numrit të rasteve të të infektuarve. Por Hans Kluge, kreu i degës evropiane të OBSH-së tha se “ ne mund ta menaxhojmë virusin dhe ta bëjmë ekonominë të funksionojë”.

 

Italia, Franca, Spanja dhe Gjermania janë ndër vendet ku është shënuar shtim të infektimeve me Covid-19 në këtë periudhë. Në 20 gusht, Italia regjistroi 845 raste të reja, niveli më i lartë ditor ky i infektimeve që nga muaji maj. Franca raportoi 4.700 raste, ndërsa Gjermania 1,707 të tilla, që për këtë vend, përbëjnë shifrën më të lartë që prej muajit prill. Por pavarësisht kësaj situate, numri i rasteve të reja në Shtetet e Bashkuara mbetet ende shumë më i lartë se në Europë, duke shkuar në 46.000 të tilla, raporton TCH.

 

Të dhënat e Universitetit prestigjioz Johns Hopkins tregojnë se në gjithë botën numri i të infektuarve me Covid-19 ka mbërritur në 22 milionë.

Më shumë

Pak gatishmëri në BE për pranimin e refugjatëve nga Afganistani

Ministrat e Brendshëm të BE kërkojnë samit të jashtëzakonshëm lidhur me qëndrimin ndaj refugjatëve nga Afganistani. Fillimisht do të pranohen afganët, që kanë qenë bashkëpunëtorë të Perëndimit dhe hasin në rrezik akut.   Ministri i Brendshëm me periudhën më të gjatë në detyrë në BE u apeloi në ndërgjegje homologëve të tij. „Ne duhet […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

Konferenca e së ardhmes: Bashkimi Europian pyet qytetarët

Për një vit qytetarët e Bashkimit Europian do shprehin mendimin e tyre, kurse politikanët premtojnë t’i dëgjojnë. Por çfarë do të bëhet realitet nga këto ide? Eksperimenti me “konferencën e së ardhmes” në BE ka filluar.   Presidenti francez, Emmanuel Macron e sheh veten si babain e “konferencës për të ardhmen e Europës”. Këtë […]

Ushtarët paralajmërojnë për “luftë civile” në Francë

Një revistë e krahut të djathtë në Francë tha se mbi 100,000 njerëz kanë nënshkruar një letër të hapur të një grupi ushtarësh në shërbim, që paralajmërojnë për kërcënimin e luftës civile në Francë.   Letra, e publikuar të dielën vonë në “Valeurs Actuelles”, e akuzon Qeverinë për “koncesione” ndaj islamizmit dhe thotë se […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara