e mërkurë 19 janar 2022
e mërkurë 19 janar 2022

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipche, njoftoi rastin e parë me koronavirus në vendin e tij.

Ndërkohë, Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të mërkurën se rritja e papritur e numrit të të prekurve me koronavirus në Itali, Iran dhe Korenë e Jugut është “thellësisht shqetësuese”, por sipas tij situata është ende nën kontroll për të mos u shndërruar në pandemi.

Ndërkohë sipas zotit Tedros Adhanom Ghebreyesus infeksione të lidhura me Iranin janë konfirmuar në Bahren, Irak, Kuvajt dhe Oman, ndërsa raste të lidhura me Italinë janë gjetur në Algjeri, Austri, Kroaci, Gjermani, Spanjë dhe Zvicër.

Për herë të parë të martën, numri i rasteve të reja të raportuara zyrtarisht jashtë Kinës, që përfshin 37 vende arriti në 427, duke tejkaluiar numrin e rasteve të reja të raportuara nga Pekini, gjithsej 411.

Nuk duhet të jemi tejet të paduruar për të shpallur pandeminë pa një analizë të kujdesshme e kthjellët të fakteve”, tha kreu i OBSH-së.

Më 30 janar, OBSH-ja shpalli situatën e emergjencës botërore lidhur me shëndetin, niveli më i lartë i alarmit.

Përdorimi i fjalës pandemi pa kujdes nuk sjell asnjë përfitim të prekshëm, por rrezikon në rritjen e frikës dhe stigmës së panevojshme e të pajustifikuar duke paralizuar sistemet. Mund të sinjalizojë gjithashtu se ne nuk jemi në gjendje të parandalojmë përhapjen e virusit, gjë që nuk është e vërtetë“, shtoi ai.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se një mision i kësaj organizate do të niset drejt Iranit këtë fundjavë.

Nëntëmbëdhjetë persona kanë vdekur dhe 139 të tjerë rezultojnë të infektuar me koronavirus në Iran, bëri të ditur zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë Kianush Jahanpur të mërkurën gjatë një njoftimi në televizionin shtetëror.  voa

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara