Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur të enjten se që nga fillimi i muajit mars në 24 vende të Evropës kanë vdekur rreth 159 mijë më shumë njerëz nga sa pritej zakonisht, një shifër që është ndikuar kryesisht nga vdekjet për shkak të COVID-19.
Të enjten zyrtarja e OBSH-së Katie Smallwood u tha gazetarëve se ndërsa kjo shifër reflekton vdekjet për shkaqe të ndryshme në ato vende, ajo përkon me periudhën gjatë së cilës njerëzit vdisnin në masë si pasojë e COVID-19 në Itali, Francë, Spanjë e Britani.
Zonja Smallwood tha se fakti që ky numër i lartë vdekjesh lidhet me koronavirusin, është një tregues i mirë. Ndërkohë drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, tha gjatë konferencës se numri i të infektuarve në Evropë ka arritur në më shumë se dy milionë, me një rritje prej 15 për qind gjatë dy javëve të fundit, me Rusinë, Turqinë, Bjellorusinë dhe Britaninë që udhëheqin për nga numri i infeksioneve të reja, raporton voa.
Prej fillimit të pandemisë më shumë se 175 mijë vetë kanë vdekur në Evropë si pasojë e COVID-19. Zonja Smallwood tha se ato vende evropiane që marrin vendime për të lehtësuar kufizimet, duke hapur taverna, diskoteka apo qendra të tjera që krijojnë mundësi për më shumë ndërveprim social, duhet së pari të kenë sisteme të fuqishme të testimit dhe gjurmimit të sëmundjes për të ndihmuar siç th ajo, në mbajtjen nën kontroll të një “vale të dytë” të mundshme të pandemis
29 maj 2020
Europa të bëhet një shtet i vetëm, si SHBA: Del plani gjerman!
Poloni: Dhjetëra mijëra vetë kërkojnë qëndrimin në BE
Vendet e BE kërkojnë fonde për ndërtimin e mureve të emigracionit
Polonia, hapi i parë drejt largimit nga BE?
Samiti i Brdos: Liderët e BE rikonfirmojnë unitetin
BE mbështet Francën në grindjen për nëndetëset
Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]
Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin. Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]
Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron. Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]
Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]