e hënë 19 prill 2021
e hënë 19 prill 2021

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rezerva serioze ndaj planit të Komisionit të BE për një “pasaporte digjitale vaksinimi kundër Covidi-19”.

 

Drejtori rajonal i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge, i tha gazetës së përditshme “Die Welt” se nuk është e sigurt se sa zgjat imuniteti pas vaksinimit kundër koronavirusit. Prandaj OBSH i refuzon librezat e kërkuara të vaksinimit. “Ne e kuptojmë që qeveritë përballen me realitetin politik,” theksoi mjeku belg, duke shtuar se hedhja në përdorim e këtyre librezave, që është njoftuar për verën e këtij viti, është “ndoshta e pashmangshme”.

 

“Por ky nuk është rekomandim i OBSH-së”, shtoi ai. Komisioni Europian ta paraqesë projektligjin për “librezën e gjelbër digjitale” në 17 mars. Në të do të regjistrohen vaksinimet për koronën, sëmundja COVID-19 dhe testet negative. Qëllimi është të gjendet një mënyrë e sigurt për të hequr kufizimet dhe për të udhëtuar në Evropë. Kushtet teknike për këtë librezë pritet të jenë gati brenda tre muajsh në mënyrë që njerëzit e vaksinuar të mund ta dëshmojnë imunizimin e tyre në të gjithë Evropën pa pasur rrezik për falsifikime.

 

Kluge, pret që pandemia të marrë fund për rreth dhjetë muaj. Ai supozon se 2021 do të jetë një tjetër vit me COVID-19, dhe se 2020 ishte sic thotë “terra Incognita”. “Një vit më vonë ne dimë shumë më tepër. Kjo është arsyeja pse unë supozoj që pandemia do të ketë marrë fund në fillim të vitit 2022, shprehet ai duke shtuar se kjo nuk nënkupton që virusi është zhdukur, por ai nuk do të ketë më ndërhyrje shkatërruese.”

 

Më shumë

Tregu i zi i shitjes së oksigjenit lulëzon mes pandemisë së COVID-19

Mijëra pacientë në nevojë kritike për oksigjen po i drejtohen tregut të parregulluar për pajisje mjekësore dhe bombula – çmimet e së cilave kanë shkuar në qiell me rrijten e infektimeve, ndërkohë që ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e përdorimit të pajisjeve të pacertifikuara pa asistencë mjekësore.   Kur motra e Elvira Dushkut doli nga […]

Fëmijët italianë kryesojnë listën e mbipeshës në Evropë

Produktet e gatshme dhe mungesa e gjumit shkaktojnë mbipeshë tek fëmijët, sikurse tregon rasti i atyre në Itali.   Kuzhina mesdhetare konsiderohet si jashtëzakonisht e shëndetshme: fruta, perime, peshk dhe vaji ulliri. Këto ushqime mendohet se parandalojnë mbipeshën dhe sëmundje të ndryshme.   Por janë pikërisht fëmijët dhe të rinjtë italianë që kryesojnë listën […]

Mjekët nuk respektojnë masat gjatë procesit të vaksinimit në Vlorë, ndërhyn policia

Bluzat e bardha në Vlorë që presin për tu vaksinuar vazhdojnë të mos ruajnë distancën, duke shkelur rregullat e caktuara nga Komiteti Teknik.   Për të krijuar sadopak rregull është dashur ndërhyrja e forcave të policisë.   Por përpara se të shfaqeshin efektivët e policisë situata ka qenë vërtet alarmante.   Mjekët dhe […]

Mjeku izraelit, zbulon ilaçin që “vret” COVID-19 pa pasur nevojë të vaksinohesh

Në kohën kur e gjithë bota i ka sytë te vaksina anti-covid, Izraeli duket se po ofron medikamentin që jo vetëm parandalon virusin, por edhe shëron të sëmurët në gjendje të rëndë. EXO-CD24 është përbërja inovative që u prezantua dhe testua pak ditë më parë në Izrael.   Profesori Nadir Arber dhe Dr. […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara