Saturday 25 March 2023
Saturday 25 March 2023

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka filluar një shërbim të dedikuar për mesazhe në arabisht, anglisht, frëngjisht dhe spanjisht me partnerë WhatsApp dhe Facebook për t’i mbajtur njerëzit të sigurt nga koronavirusi. Ky shërbim i thjeshtë i përdorimit të mesazheve ka potencial të arrijë në 2 miliardë njerëz dhe i mundëson OBSH të marrë informacione direkt nga duart e njerëzve që kanë nevojë për të.

 

Nga drejtuesit e qeverisë deri tek punonjësit e shëndetit dhe familja dhe miqtë, ky shërbim i mesazheve siguron lajmet dhe informacionet më të fundit mbi koronavirusin, duke përfshirë detaje mbi simptomat dhe si njerëzit mund të mbrojnë veten dhe të tjerët. Ai gjithashtu siguron raportet dhe numrat më të fundit të situatës në kohë reale për të ndihmuar vendimmarrësit e qeverisë të mbrojnë shëndetin e popullatës së tyre.

 

Shërbimi mund të arrihet nga një lidhje që hap një bisedë në WhatsApp. Përdoruesit thjesht mund të shkruajnë “hi”, “hello”, “hola” ose ” مرحبا” për të aktivizuar bisedën, duke hapur një menu të opsioneve që mund të ndihmojnë në përgjigjen e pyetjeve të tyre rreth COVID-19.

 

29 mars 2020

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara