Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres i bëri thirrje botës të punojë së bashku për të “shtypur kërcënimin global terrorist në Afganistan”.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkohet për t’u siguruar që Afganistani të mos përdoret më kurrë si një strehë e sigurt për organizatat terroriste”, tha Guterres në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për situatën në Afganistan.
Guterres i kërkoi Këshillit që të përdorë “të gjitha mjetet” për të siguruar respektimin e të drejtave të njeriut në Afganistan.
“Ne po pranojmë raporte trishtuese për kufizime të rënda mbi të drejtat e njeriut në të gjithë Afganistanin. Unë jam veçanërisht i shqetësuar me rritjen e shkeljes së të drejtave të njeriut kundër grave dhe vajzave në Afganistan”, tha Guterres në Këshillin e Sigurimit prej 15 anëtarësh.
Talibanët kanë pretenduar fitore më 15 gusht, pasi kanë marrë kontrollin e kryeqytetit, Kabulit, pas gati 20 vjetëve të dhënies fund të prezencës ushtarake të forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.
Qeveria ka rënë dhe presidenti Ashraf Ghani ka ikur nga shteti. Në vitet 1996-2001 kur Afganistani sundohej nga talibanët, gratë nuk lejohej të punonin, vajzat nuk lejoheshin të ndiqnin shkollën. Gratë duhej të mbulonin fytyrat dhe të shoqëroheshin nga një i afërm mashkull nëse donin të dilnin nga shtëpitë e tyre.
Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimi
Bombarduesit rusë patrullojnë mbi kufijtë e Bjellorusisë
Të zemëruar me Abbasin, palestinezët votuan në zgjedhje komunale
Çfarë fshihet pas tensioneve Rusi-Ukrainë?
Biden dhe Putin nuk arrijnë marrëveshje për krizën në Ukrainë
“Do të fluturoj sërish”: Frika nga talibanët ndërpret ëndrrën e pilotes së parë afgane
BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]
Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit. Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]
Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca. Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]
Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett. Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë. Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]