e diel 25 korrik 2021
e diel 25 korrik 2021

 

Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kujtuan masakrën e Srebrenicës 26 vjet më parë.

 

 

BE dhe Kombet e Bashkuara kanë kujtuar masakrën e Srebrenicës 26 vjet më parë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB Guterres shkroi në Twitter: “Ne nuk do ta harrojmë kurrë gjenocidin e Srebrenicës”.

 

“Mohimi i gjenocidit dhe krimeve të luftës, ose lavdërimi i kriminelëve të luftës, janë të papranueshme”.

 

Guterres kërkoi që të punohet për një të ardhme në paqe për të gjithë. “Këtë ua kemi borxh viktimave, të mbijetuarve dhe të gjithëve”, vazhdoi ai. “Detyra tani është të punojmë për një të ardhme në  paqe për të gjithë njerëzit në rajonin e Ballkanit”, shkroi Guterres.

 

Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel tha se BE ishte në anën e Bosnjë-Hercegovinës.„Ju mund të llogarisni gjithmonë mbështetjen dhe miqësinë tonë”, deklaroi Michel. Së fundi edhe parlamenti i Kosovës miratoi një rezolutë kundër gjenocidit në Srebrenicë.

 

Në Bosnjë-Hercegovinë, mijëra vetë përkujtuan sot të vrarët në masakër. Masakra e Srebrenicës konsiderohet krimi më i madh kundër njerëzimit në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

 

Më 11 korrik 1995, në Srebrenicë hynë ushtarë serbë dhe vranë më shumë se 8.100 myslimanë boshnjakë – kryesisht djem dhe burra. Ende nuk janë identifikuar të gjithë trupat në varret masive.

 

Më shumë

Helmimi nga uji në Deçan, dëshmimtari: Dy serbët kërkuan vendndodhje konkrete të depove të ujit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës thotë se nga analiza e ujit të pijshëm në Deçan, “janë identifikuar disa baktere që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm”.   “Në mostrat e ujit të marra më datë 12. 07. 2021 nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene ushqyese përmes […]

Politika monetare e Erdoganit nxit inflacion rekord

Inflacioni në Turqi ka arritur nivel rekord. Jeta është shtrenjtuar kurse fuqia blerëse ka rënë. Megjithatë Erdogan nuk do që të rrisë interesin duke shkaktuar kështu rritje edhe më të madhe të inflacionit.     Ekonomia turke ndodhet në një gjendje të keqe, siç nuk ka qenë për një periudhë të gjatë. Ka dy […]

Kosova miraton një rezolutë që dënon gjenocidin në Srebrenicë

Deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës e bojkotuan seancën ku u miratua rezoluta që dënon gjenocidin në Srebrenicë. Beogradi reagoi duke e quajtur rezolutën të pritshme nga Kosova, por si befasi nga Mali i Zi.   Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë me të cilën dënohet gjenocidi i vitit 1995 në Srebrenicë të Bosnjës […]

Asnjë përparim në takimin dy ditor Kosovë-Serbi në Bruksel

Delegacionet e Serbisë dhe Kosovës në Bruksel në kuadër të dialogut me ndërmjetësimin e BE kanë akuzuar njeri-tjetrin për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura Kosovë-Serbi.     Në Bruksel për dy ditë radhazi u takuan delegacionet e Kosovës dhe Serbisë me të ngarkuarin e Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak, por nuk u […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara