e premte 3 dhjetor 2021
e premte 3 dhjetor 2021

 

 

Kombet e Bashkuara shënojnë 75 vjetorin e themelimit në një botë shumë më ndryshe nga ajo në të cilën kjo organizatë mori jetë. Materiali në vazhdim i hedh një vështrim mënyrës se si organizata ka evoluar, si dhe sfidat me të cilat ajo mund të përballet në të ardhmen.

 

“Tani është detyra ime, nderi dhe privilegji im të bëj thirrje për votim, për miratimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara” .

 

Ishte qershor i vitit 1945, në San Francisko (Kaliforni – SHBA), kur u nënshkrua Karta e OKB-së.

 

E krijuar për të rivendosur rendin ndërkombëtar dhe për të parandaluar rënien sërish në mizoritë e Luftës së Dytë Botërore, Kombet e Bashkuara u konceptuan si një kornizë për të zgjidhur nëpërmjet negociatave mosmarrëveshjet ndërkombëtare sipas skemës së vjetër të sistemit westfalian.

 

Organizata shënon 75-vjetorin e saj në një botë shumë të ndryshme, një botë e përfshirë nga trazira globale, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.

 

“Nga COVID-19 deri te prishja e klimës, nga padrejtësia racore deri tek pabarazitë në rritje, ne jemi në një botë të trazuar. Në të njëjtën kohë, ne jemi një bashkësi ndërkombëtare me një vizion të qëndrueshëm – të mishëruar në Kartë – për të na udhëhequr drejt një të ardhme më të mirë. Sfida jonë e përbashkët është të ngrihemi në këtë moment”, tha zoti Guterres.

 

Fuqitë themeluese të OKB-së – SHBA, Britania e Madhe, Rusia (trashëgimtare e të drejtave juridike të Bashkimi Sovjetik në OKB), Franca dhe Kina, të cilët përbëjnë edhe Këshillin e Përhershëm të Sigurisë të OKB – me qëndrimet unilaterale të tyre, që po largohen gjithnjë e më shumë prej  një prej parimeve të saj thelbësore – multilateralizmi.

 

“Shohim vërtet tendencën për t’i dhënë më shumë rëndësi OKB-së, sepse këto vende pranojnë kolektivisht se shumë nga problemet e ditëve tona nuk mund të zgjidhen përveçse me diplomaci shumëpalëshe. Gjërat,  si ndryshimi i klimës, shëndeti global, siç i shohim shumë qartë sot, mund të zgjidhen vetëm përmes bashkëpunimit ndërkombëtar”, thotë Anjali Dayal, profesore e politikës ndërkombëtare, në Universitetin Fordham.

 

Kreu i OKB-së, Guterres, pranon se multilateralizmi i sotëm duhet të jetë më i fortë.

 

“Problemi nuk është se multilateralizmi nuk është në nivelin e duhur për sfidat me të cilat përballet bota. Problemi është se multilateralizmit të sotëm i mungojnë shtrirja, ambicia dhe dhëmbët”, ka deklaruar ai.

 

Me kalimin e viteve, OKB-ja e ka zgjeruar sferën e saj të aksionit  për të përfshirë paqeruajtjen dhe operacionet humanitare.

 

Sot, organizata ushqen 87 milionë njerëz në 83 vende të varfër; vaksinon gjysmën e fëmijëve të botës; dhe ka gati 100.000 paqeruajtës të vendosur në 13 vende. Megjithkëtë, këto masa janë krejt të pamjaftueshme për të ndryshuar realitetin në këto vende.

 

Ndërsa parandaloi një tjetër Luftë Botërore, OKB-ja është vështirësuar të frenojë konfliktet në pothuajse çdo cep të globit – duke e bërë organizatën joefektive, thonë kritikët.

 

“OKB-ja nuk është ajo që u konceptua të ishte në vitin 1945. Ka qenë kryesisht joefektive në krahët e saj politikë. Shumë prej agjencive të saj humanitare bëjnë punë shumë të mirë, por në anën politike nuk ka funksionuar ashtu siç pritej”, thotë John Bolton, ish ambasador amerikan në OKB gjatë periudhës 2005-06.

 

OKB-ja po shënon përvjetorin e saj gjatë pandemisë COVID-19, një sëmundje që paraqet ndoshta sfidën më të madhe që nga themelimi i saj.

 

Por që përpara virusit, OKB-ja përballej me një listë të gjatë “detyrash”.

 

“Mendoj se sfida e madhe për OKB-në në dekadat e ardhshme do të jetë koordinimi i përgjigjeve ndërkombëtare ndaj ndryshimeve klimatike”, thotë Richard Goëan, i Grupit Ndërkombëtar të Krizave.

 

Po aq sfiduese – gjetja e mënyrave për të balancuar fuqinë midis anëtarëve të saj më të fortë, që ata të vazhdojnë të bashkëpunojnë dhe të mos paralizojnë punën e organizatës.

 

“Sfida më e madhe për OKB-në është rritja e peshës së Kinës. Për shkak se Kina po fiton ndikim gjithnjë e më të madh në OKB, si pasojë e rritjes së shpejtë të ekonomisë së saj. Por kjo shkakton nervozitet tek zyrtarët amerikanë. Gjithashtu i lë diplomatët nga vendet e tjera të shqetësohen se po humbasin pozicionet e tyre dhe ndikimin e tyre në sistemin e OKB-së”, thotë zoti Goëan.

 

Organizata, e cila ka një buxhet vjetor prej miliarda dollarësh, po përballet gjithashtu me krizën më të rëndë fiskale në historinë e saj.

 

“OKB-së i mungojnë së tepërmi fondet tani. Dhe kjo sjell pasoja në botën reale. Ka pasoja programore. Ka pasoja për paqen dhe sigurinë. Ka pasoja për gjëra të tilla si shëndeti global, siç e shohim sot”, thotë profesore Dayal.

 

Ndërsa OKB-ja projekton veten në të ardhmen, do të duhet uniteti dhe vullneti politik i 193 vendeve aktualisht anëtarë të saj për të trajtuar me sukses problemet e shumta me të cilat përballet bota.

Më shumë

Pengesat në rrugën drejt BE

Përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për antarësim në Bashkimin Evropian ishin bllokuar prej dy dekadash nga mosmarrëveshjet për emrin me Greqinë. Pas një kompromisi jo të lehtë që dha shpresa se mund të hapej rruga, kanë dalë pengesa të tjera, këtë herë nga Bullgaria, e cila ka ngritur kundërshti lidhur me gjuhën dhe […]

9 Maj – 76 vjet nga Fitorja mbi Nazifashizmin

Në këtë 76 vjetor të Fitores mbi Nazifashizmin, arsyet për të kujtuar këtë datë janë më të shumta se kurrë. Ato kanë të bëjnë para së gjithash me krizën aktuale ekonomike të kontinentit europian, një prej dy teatrove kryesorë të Luftës së Dytë Botërore dhe me idenë e Europës së Bashkuar, ide e cila, […]

Pas zgjedhjeve nuk pritet ndonjë ndryshim i madh

Edhe pse rezultati përfundimtar i zgjedhjeve ende nuk është bërë zyrtarisht i njohur, nga Gjermania vijnë reagime nga deputetë të opozitës në Bundestag.   Dy reagimet e para nga Bundestagu për zgjedhjet në Shqipëri vijnë nga opozita. Deputetja liberale, Renata Alt, nuk pret ndonjë ndryshim të madh në Shqipëri, pas zgjedhjeve të 26 […]

Kthesë apo vazhdimësi? – Shqipëria voton

30 vjet pas zgjedhjeve të para pluraliste dita e zgjedhjeve në Shqipëri ende nuk është një ditë normale, mijëra policë do e sigurojnë mbarëvajtjen e tyre. Polarizimi i skajshëm mes partive çon në tensione gjatë fushatës.   Finalja e një fushate zgjedhore të pazakontë në Shqipëri. Për shkak të pandemisë mungojnë inskenimet e dikurshme […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara