e enjte 9 dhjetor 2021
e enjte 9 dhjetor 2021

 

Serbia dhe shtetet e tjera të ish-Jugosllavisë duhet të bëjnë më shumë për të luftuar mohimin e gjenocidit dhe gjuhën e urrejtjes, nëse duan që shoqëritë e tyre të lëvizin përpara, tha për Radion Evropa e Lirë, Alice Wairimu Nderitu, këshilltare speciale e Kombeve të Bashkuara për parandalimin e gjenocidit.

 

Gjatë vizitës në Beograd, Nderitu tha se i takon elitave politike të shteteve që kanë përjetuar gjenocid që të vlerësojnë me saktësi të kaluarën dhe të pranojnë fajin, në mënyrë që të lejojnë brezat e rinj të shikojnë drejt së ardhmes.

 

“Përderisa ka një grup njerëzish me ndikim që mohojnë se gjenocidi ka ndodhur në Srebrenicë ose që gjenocidi ka ndodhur në Ruanda ose e mohojnë Holokaustin, vazhdon të jetë shumë e vështirë për shoqërinë që të lëvizë përpara”, tha ajo.

 

“Ata, gjeneratat e reja, duhet të shikojnë nga e ardhmja dhe të mendojnë në mënyrë pozitive për të ardhmen”, tha Nderitu.

 

Duke iu referuar muralit të komandantit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç, Ndaritu tha se një mural i tij nuk do të duhej të bëhej fare.

 

Mlladiç, 79 vjeç, kishte udhëhequr forcat serbe të Bosnjës në luftën në Bosnje në vitet 1992-95. Ai është dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte për vrasjen e mbi 8,000 burrave dhe djemve myslimanë në qytetin lindor të Srebrenicës.

 

Mlladiç është i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzit. Më 2017 ai kishte apeluar dënimin, por tribunali me seli në Hagë, në qershor të këtij viti, hodhi poshtë ankesën e tij.

 

Por, shumë persona në Serbi ende e shohin Mlladiçin si hero të luftës, dhe një mural me portretin e tij, që u shfaq një muaj më parë në fasadën e një ndërtese në qendër të Beogradit, ka nxitur tensionet ndërmjet mbështetësve të tij dhe personave që e kundërshtojnë atë.

 

Që atëherë, murali është ngjyrosur disa herë, por shpejt është kthyer në gjendjen origjinale.

 

“Mendoj se murali i dha vëmendje Serbisë, por për arsye të gabuara”, tha Nderitu.

 

“Pse dikush do të dëshironte ta kishte atë mural? Ne duhet të shkojmë përtej dhe të pyesim pse njerëzit duan të identifikohen me Ratko Mlladiçin, aq shumë sa janë në gjendje ta mbrojnë muralin dedikuar atij”, tha ajo.

 

Zyrtarja e OKB-së dhe se problem thelbësor vazhdon të jetë vullneti i politikanëve për të toleruar mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.

 

“Është e nevojshme që të merremi me narrativë të tillë nga e kaluara, të luftojmë gjuhën e urrejtjes dhe mohimin e gjenocidit. Problemi kryesor është pikërisht ky: mohimi i gjenocidit dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës”, tha Nderitu për Radion Evropa e Lirë.

 

Më shumë

Gjykata greke dënon me kusht 12 zyrtarë të burgut, për vdekjen e shqiptarit në qeli

Gjykata e Apelit e Selanikut dënoi të martën me kusht 12 zyrtarë të burgut të Nigritës, të gjetur fajtorë për shkaktim të torturës me lëndime trupore, ndaj ish të burgosurit shqiptar Kudret Kume, që në Greqi e kishte konvertuar emrin në Ilia Kareli.   42-vjeçari nga Shqipëria vdiq në burgun e Nigritës në […]

Prokuroria bullgare: Zjarri u shkaktua nga goditja e autobusit me gardhin metalik të autostradës

Prokuroria bullgare, e cila po e heton rastin e aksidentit të autobusit në të cilin e humbën jetën të paktën 44 vetë nga Maqedonia e Veriut të martën, tha të enjten se sipas gjetjeve të para, zjarri është shkaktuar nga goditja e fuqishme e autobusit në gardhin metalik të autostradës.   Kryeprokurori bullgar, […]

Kosovë-Serbi: Mospajtimi për asosacionin e komunave me shumicë serbe dhe ngecja e dialogut

Pala serbe thotë se Prishtina duhet të themelojë asociacionin e komunave serbe, para se të flasë për marrëveshje finale.   Prishtina thotë, se në dialogun Kosovë Serbi tashmë janë paraqitur edhe afatet kohore kur mund të ketë një marrëveshje finale gjithpërfshirëse, por kjo është kundërshtuar nga pala serbe, e cila thotë se nga Prishtina zyrtare […]

Bullgaria i mbetet bllokimit për Maqedoninë e Veriut, këshillon ndarjen e Shqipërisë

Bullgaria ka marrë vendim se nuk do ta heqë veton për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Sipas mediave bullgare, të cilat kanë cituar si burim “Sloboden Pechat”, ambasadori i Bullgarisë në BE, Rumen Alexandrov ka bërë me dije se Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përmbushur kriteret […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara