e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

 

 

Një raport i ri ka paralajmëruar më 2 dhjetor se bota planifikon të prodhojë më shumë se dyfishin e sasisë së lëndëve të dëmshme djegëse deri më 2030, në krahasim me normat që janë në përputhje me frenimin e ngrohjes globale.

 

Sipas Marrëveshjes së Parisit për Klimën, të vitit 2015, shtetet janë zotuar për një synim afatgjatë të kufizimit të temperaturës mesatare nën 2 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale dhe të bëjë përpjekje për kufizim të temperaturës në 1.5 gradë Celsius.

 

Për t’u arritur synimi prej 1.5 gradësh Celsius, prodhimi i thëngjillit, naftës dhe gazit duhet të ulet për 6 për qind brenda një viti, për periudhën 2020-2030.

 

Raporti i ri i Programit të Kombeve të Bashkuara për Ambient dhe ekspertë nga institute të ndryshme shkencëore, dhe universitete paralajmërojnë se planet qeveritare japin shenja për rritje vjetore prej 2 për qind të prodhimit të këtyre lëndëve.

 

Një gjë e tillë, sipas raportit, do të rezultojë, që deri më 2030, të dyfishohet prodhimi që është në përputhje me kufizimet prej 1.5 gradësh Celsius.

 

Në një tjetër paralajmërim për ndryshimet klimatike, Organizata Botërore për Meteorologji, ka thënë se vlerësimet e përkohshme sugjerojnë se viti 2020, ka qenë ndër vitet më të nxehta, pas viteve 2016 dhe 2019.

 

Në një fjalim në Nju Jork, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka dënuar dështimin “vetëvrasës” për të luftuar ngrohjen globale, duke thënë se njerëzimi i ka shpallur luftë natyrës.

 

“Biodiversiteti është duke u shkatërruar. Një milion gjallesa janë në rrezik të zhdukjes. Ekosistemet janë duke u zhdukur para syve tanë. Shkretëtirat janë duke u përhapur. Ligatinat janë duke humbur. Çdo vit, ne humbim 10 milionë hektarë pyje”, ka thënë Guterres, raporton rel.

 

Mirëpo ai ka thënë se rimëkëmbja nga pandemia e koronavirusit mund të jetë mundësia e njerëzimit për të vepruar ndryshe, me qëllim të ruajtjes së planetit.

 

Më shumë

Ulja e emetimeve të gazeve gjatë 2020-ës nuk ndihmoi për klimën

Rënia e emetimeve të karburanteve fosile gjatë mbylljes së pandemisë globale të vitit të kaluar nuk ka ngadalësuar ritmin e ndryshimit të klimës dhe bota mbetet prapa synimeve për uljen e emetimeve të karbonit, bëhet e ditur në një raport të OKB-së.   Organizata Botërore e Meteorologjisë njoftoi se rënia e emetimeve të […]

Korriku i këtij viti, i treti më i nxehti në histori

Korriku i këtij viti ishte muaji i tretë më i nxehtë në histori. Në këtë përfundim arrijnë shkencëtarët e Shërbimit Europian për Monitorimin e Ndryshimeve Klimatike “Kopernikus”, të cilët paralajmërojnë se çlirimi i gazrave serë po ndryshon në mënyrë të pakthyeshme klimën e planetit tonë.   “Me tendencën e globit për t’u ngrohur, […]

Malet nën pushtetin e zjarreve: Barinjve do iu ndalohet shfrytëzimi i kullotave

Vazhdoi edhe sot situata e rënduar me zjarret në malet e Qarkut të Vlorës, ku vatra më serioze është ajo në gadishullin e Karaburunit.   Rreth 500 trupa ushtarake, 50 automjete nga toka, si dhe 3 helikopterë nga ajri po bashkëpunojnë për të shuar zjarret, që rrezikojnë banesat dhe Parkun Kombëtar të Llogarasë.   Një […]

Tymi i djegies së plehrave mbulon Fierin

Qyteti i Fierit prej ditësh është mbuluar nga retë toksike të tymit që del nga fusha e mbetjeve urbane fare pranë qytetit.   Edhe pse koha është e mirë dhe me diell, rrezet e tij bllokohen nga reja e tymit të mbetjeve urbane. Zjarri ka rënë në fushën e mbetjeve në Mbrostar. Sasia […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara