e diel 25 korrik 2021
e diel 25 korrik 2021

 

 

Luftëtarët talibanë kanë fituar kontrollin e dhjetëra distrikteve në Afganistan, teksa rrisin sulmet gjatë tërheqjes së trupave të huaja, kanë paralajmëruar Kombet e Bashkuara.

 

Kryengritësit kanë fituar kontrollin e më shumë se 50 nga 370 distrikteve prej muajit maj, ka thënë e dërguara speciale e Kombeve të Bashkuara në Afganistan, Deborah Lyons para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke paralajmëruar për “skenarë të tmerrshëm”.

 

Ajo ka thënë se rritja e konfliktit “nënkupton rritje të pasigurisë për shumë shtete tjera, afër dhe larg”.

 

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja ende synojnë të largohen nga Afganistani, siç kanë planifikuar, më 11 shtator.

 

Megjithatë, zëdhënësi i Pentagonit John Kirby, ka thënë se situata vazhdon të jetë “dinamike” dhe ndonëse veprimet e talibanëve nuk kanë ndikuar në tërheqje të trupave, ende ka mundësi që plani të ndryshojë.

 

Avancimet e fundit të grupit islamist të linjës së ashpër, kanë qenë rezultat i “fushatës së intensifikuar ushtarake”, ka thënë Lyons para Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork.

 

Këto distrikte janë të rrethuara deri të kryeqytetet, çka jep shenja se talibanët janë duke u pozicionuar për të fituar kontrollin e kryeqyteteve, kur trupat e huaja të largohen plotësisht.

 

Talibanët kanë pushtuar edhe kufirin kryesor të Afganistanit me Taxhikistanin të martën, kanë thënë zyrtarët.

 

Ky pikë kufitare gjendet në provincën veriore Kunduz, ku janë përshkallëzuar luftimet në ditët e fundit.

 

Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar talibanët nga pushteti në tetor të vitit 2001.

 

Talibanët kanë qenë duke strehuar atëbotë Osama Bin Laden dhe figura tjera të Al-Kaidës, të lidhura me sulmet e 11 shtatorit të po atij viti në Shtetet e Bashkaura.

 

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se tërheqja amerikane tani është e arsyeshme, pasi forcat amerikane janë siguruar që Afganistani nuk do të bëhet më bazë për xhihadistë të huaj që të kryejnë komplote kundër Perëndimit.

 

 

Më shumë

Bush: Tërheqja e trupave nga Afganistani, e gabuar

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, i cili mori vendimin për të dërguar trupat amerikane në Afganistan në vitin 2001 për të luftuar al-Kaidën pas sulmeve të 11 shtatorit, thotë se mendon se është e gabuar që trupat amerikane të tërhiqen tani ndërsa kryengritësit talebanë marrin kontrollin e një pjese gjithnjë […]

Tërheqja amerikane nga Afganistani, vendet e rajonit rrisin angazhimin diplomatik

Ndërsa tërheqja ushtarake Amerikane nga Afganistani është afër përfundimit, vendet e rajonit po shtojnë përpjekjet diplomatike që synojnë të ushtrojnë trysni mbi fraksionet afgane për të rifilluar bisedimet e bllokuara të paqes, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, dhe për të parandaluar rrëshqitjen e vendin në një luftë të plotë civile.   Frika […]

Monstra e Kaspikut – Avioni sovjetik që duhej të kërcënonte perëndimin

Ekranoplani ka qenë gjatë Luftës së Ftohtë kërcënimi luftarak më serioz i sovjetikëve. Sot atraksion turistik.      

Talibanët marrin nën kontroll vendkalimin kryesor kufitar me Iranin

Zyrtarët afganë kanë njoftuar se talibanët kanë marrë nën kontroll një vendkalim të madh kufitar midis Afganistanit dhe Iranit.   Disa pamje të publikuara kanë treguar sesi forcat e talibanëve e heqin flamurin afgan nga çatia e zyrës doganore kufitare.   Vendkalimi kufitar – Islam Qala – është një nga pikat doganore më […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara