Monday 29 May 2023
Monday 29 May 2023

 

Kryeministri i Shqipërisë do të jetë i pranishëm më 3 dhe 4 nëntor në Beograd për takimet e radhës për nismën rajonale “Open Balkan”. Për shkak të dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut në vend të tij do të shkojë zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov. Pak ditë më parë pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut Zoran Zaev dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut. Në takimin e radhës për “Open Ballkan” palët, tashmë pa Zoran Zaev pritet që të diskutojnë për hapat e mëtejshme që pritet të ndërmerren në kuadër të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave mes vendeve.

 

Kujtojmë “Open Balkan” është një nismë mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. E njohur më herët si Mini-Shengeni Ballkanik, nisma ka nxitur debat mes vendeve të Ballkanit, ku Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina nuk kanë pranuar të angazhohen.

 

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara