e martë 26 janar 2021
e martë 26 janar 2021

 

“Open cinema” e nisi edicionin e tij të katërt nga qyteti i Kukësit. Për tri netë u shfaqën disa filma me metrazh të shkurtër, prodhime të kinematografisë shqiptare në katër vitet e fundit. Ky takim me kinemanë shërbeu edhe si homazh për artistët e larguar nga jeta.

I konceptuar si një show kinematografik “Open Cinema” mblodhi para ekranit të madh emra të njohur të kinemasë shqiptare si aktorë, regjisorë, kineastë etj.

Edhe ky edicion i “Open Cinema” mbështetet financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë Shqiptare si dhe bashkive ku udhëton.

Më shumë

Adriano Celentano prej 1 viti i mbyllur në shtëpi për shkak të frikës nga COVID-19

Këngëtari i njohur italian, Adriano Celentano, ka treguar se është mbyllur në shtëpi prej një viti me bashkëshorten, Claudia Mori, që nga shpërthimi i pandemisë.   “Claudia dhe unë jemi mbyllur praktikisht prej 1 viti në shtëpi dhe dje na sollën rrobat e burgut”, u shpreh këngëtari italian në një lidhje telefonike në emisionin […]

Një film shqiptar në Festivalin e Amsterdamit

Regjisori shqiptar Ervin Lera po merr pjesë këto ditë në Festivalin Ndërkombëtar të Amsterdamit me filmin e tij “Emancipimi i turmave”.   Filmi merr shkas nga protestat e studentëve shqiptarë gjatë vitit 2018 dhe përpiqet të shpjegojë nevojat e shoqërisë për t’u zhvilluar përmes revoltave.   Filmi dokumentar “Emancipimi i turmave”, i krijuar nga […]

Violinisti i njohur Aurel Qirjo përfaqëson Shqipërinë në “Orkestrën e Tokës”!

Sot mё datё 3 dhjetor 2020, interpretohet dhe publikohet pёr herё tё parё kompozimi “Together is Beautiful” (“Së bashku është shumë bukur”), e krijuar nga kompozitori i nominuar për çmimin Oskar George Fenton, (https://georgefenton.com/ ), pjesё e cila interpretohet nga “Orkestra e Tokёs”!   Rreth “Orkestrës së Tokës”!   “Orkestra e Tokёs” ёshtё bashkimi […]

Largimi nga Shqipëria drejt SHBA – Letra e Visar Zhitit: Më duhet një realitet tjetër. Në vendin tonë po përjetohet një demokraci e vështirë, nën diktaturën e varfërisë

Poeti dhe shkrimtari Visar Zhiti është larguar nga Shqipëria dhe ka vendosur të jetojë në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një letër drejtuar Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë në SHBA, Zhiti tregon arësyet që e detyruan të largohej nga Shqipëria, për të gjetur lirinë në SHBA ku siç shprehet edhe ai vetë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara