e hënë 19 prill 2021
e hënë 19 prill 2021

 

Një operacion ndërkombëtar i drejtuar nga Italia dhe i zhvilluar në disa vende të Europës ka vënë në pranga 55 persona, mes të cilëve 27 shqiptarë, 23 nigerianë, 4 italianë dhe 1 shtetas nga Gambia.

 

Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Sipas mediave italiane, droga nisej nga Vlora me destinacion brigjet italiane.

 

Pasi ngarkesa mbërrinte në Itali, hynin në lojë grupet nigeriane, të cilat merreshin me transportin nëpër zonat e tjera italiane.

 

Operacioni u zhvillua njëkohësisht në disa vende; në Breshia, Modena, Macareta, Xhenova, Parma, Reggio Calabria, në qytetin e Këlnit në Gjermani dhe në Vlorë ku u arrestua një person.

 

Hetimet janë kryer nga Anti-Mafia italiane dhe vlerësohet se organizata kriminale ka trafikuar tonelata kanabisi gjatë periudhave të ndryshme kohore.

 

Më shumë

Vazhdon kaosi në aeroport, anulohen të gjitha fluturimet

TIA ka njoftuar në faqen zyrtare anulimin e fluturimeve të paradites së sotme, ndërkohë që ende nuk ka asnjë vendim për fluturimet e orëve të pasdites.   Situata vijon të mbetet shqetësuese në aeroportin e Rinasit, teksa deri më tani 26 kontrollorë janë shoqëruar në ambientet e Policisë së Shtetit.   Shoqërimet e tyre […]

Një muaj nga zgjedhjet, Rama dhe Basha çelin fushatën nga qendra e Tiranës

Dy partitë e mëdha politike hapën të enjten në mbrëmje fushatat e tyre për zgjedhjet e 25 prillit.   Në sheshin “Nënë Tereza” të tejngjeshur me përkrahës opozitarë dhe automjetet e tyre, Partia Demokratike zhvilloi tubimin e vet, duke shkelur rregullat e pandemisë për t’u mbrojtur nga koronavirusi, ku mijëra pjesëmarrës nuk ruanin distancën […]

Studimi mbi ekstremizmin e dhunshëm: “Qytetarët më shumë të shqetësuar për ekstremizmin politik”

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim publikoi sondazhin kombëtar “Statusi i Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri 2021”.   Studimi zbuloi se shqiptarët janë gati të presin për riintegrim të kthyerit nga zonat siriane të konfliktit, por ata janë më shumë të shqetësuar për ekstremizmin politik sesa për ekstremizmin fetar apo nacionalist.   Të anketuarit pohuan […]

Shqipëri-Andorrë, Kuqezinjtë nisin rrugëtimin drejt Katar 2022

Asnjë dëmtim dhe i gjithë grupi në dispozicion të trajnerit Edy Reja. Përfaqësuesja shqiptare e futbollit mbylli përgatitjet e fundit, mbrëmjen e së mërkurës dhe është gati për të zbritur sot në fushë për debutimin në kualifikueset e kampionatit botëror Katar 2022.   Për fat të mirë, edhe tamponët përpara ndeshjes rezultuan të gjithë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara