e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

Operatorët turistikë në vend i kanë dërguar një letër Kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar heqjen e kufizimit të lëvizjes dhe hapjen e turizmit të brendshëm.

 

Në letrën e Unionit Turistik, kërkohet që për të shpëtuar turizmin, të ndiqet modeli i fqinjëve dhe të hiqet kufizimi i lirisë së lëvizjes.

 

Unioni Turistik shprehet se duhet që të hapet edhe turizmi i organizuar dhe se hapja graduale e turizmit është mundësi që kjo industri të ripërtërihet.

 

Po ashtu në letër thuhet se referuar situatës aktuale, e cila sipas specialisteve konsiderohet më e stabilizuar dhe rënies se virulencës së virusit, ka ardhur koha që të hiqet fasha orare e vendosur për lëvizjen e qytetarëve dhe të rakordohet me vendet kufitare në mënyrë që të hartohet një plan i përbashkët për sa i përket hapjes për qëllime turizmi.

 

“Konstatojmë se në qoftë se nuk hiqen kufizimet e lëvizjes për qytetarët në mënyrë që të shfrytëzohet turisti vendas dhe së paku nga 18 maji nuk hapen kufijtë me vendet kufitare ky sektor do të ndeshet me pasoja shumë të rënda dhe një numër i madh i këtyre subjekteve pritet të falimentojë”, deklarohet më tej.

 

8 maj 2020

Më shumë

Njerëzit u lidhën dorë më dorë për të shpëtuar pushuesit, çfarë ndodhi në Shëngjin

Një akt heroik kanë kryer sot Vrojtuesit e Plazhit në Shëngjin.   Luçjano Marku dhe Bekris Dragusha me shumë guxim kanë shmangur një tragjedi të vërtetë.   Federata e Vrojtuesve e Shqipërisë thotë se tre pjesëtarë të një familje nga Ferizaj i Kosovës, babai dhe dy vajzat e tij adoleshente kanë rrezikuar jetën.   […]

Çmimet e “kripura”: Shqiptarët ankohen, turistët e huaj të kënaqur

Edhe këtë verë në rrjetet sociale vijon publikimi i faturave të konsideruara të “çmendura” në bregdetin shqiptar, dhe ankesat për shërbimin. Por për turistët e huaj që po pushojnë në Sarandë, Shqipëria mbetet e lirë. Sipas tyre çmimet justifikohen me cilësinë e cilësinë e ushqimit.   “Unë pata një prej darkave më të […]

Turistët e huaj zgjedhin Zvërnecin: Plazh i bukur dhe pa njerëz

Plazhi i Porto Novës në Vlorë është një nga destinacionet që po tërheq turistët e huaj.   Mungesa e hapësirave private si dhe struktruave të tjera akomoduese në këtë vijë bregdetare të Zvërnecit, ka bërë që shumë pushues nga vende të ndryshme të botës ta kthejnë, atë në një sheshpushim kampingu.   “Vij […]

Berati, 13 vjet pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO

Më datën 8 korrik të vitit 2008, 13 vite më parë, qyteti i lashtë dhe i bukur i Beratit u fut në listën e thesareve të rralla botërore të UNESCO.   Qyteti i një mbi një dritareve mendohet që të jetë themeluar që në epokën e broncit, por që formën e tij të mirëfilltë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara