e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

 

Këtë të martë koalicioni opozitar ka zhvilluar një mbledhje ku kanë diskutuar rreth për situatën ekonomike në vend dhe pamundësinë e qytetarëve.

 

Qëndrimi i të gjithë partive të Opozitës së Bashkuar ka qenë se pandemia e ekonomisë po e çon Shqipërinë drejt kolapsit ekonomik. Qeveria nuk po i ndihmon shqiptarët dhe po e çon vendin drejt një krize të madhe.

 

Në këtë takim burime bëjnë me dije për Abc News se kryetari i PD Lulzim Basha ka informuar aleatët mbi shqetësimet dhe kërkesat e paraqituara gjata takimeve që ka zhvilluar gjatë javës me përfaqësuesit e bizneseve.

 

“Qeveria i ka braktisur. Nuk i dëgjon, nuk i pret, nuk do t’ia dijë për shqetësimet dhe problemet e tyre. Është detyra jonë jo vetëm të jemi zëri i tyre, por të ridimensionojmë planin tonë për shpëtimin e ekonomisë, për ruajtjen e vendeve të punës, duke marrë parasysh pasojat që ka krijuar kriza. Qytetarët po humbin vendet e punës dhe situata është emergjente. Duhet angazhim i shpejtë dhe intensiv nga të gjithë ne. Kam parë dhe takuar vetë njerëz që nuk kanë marrë asnjë lek ndihmë nga qeveria. Biznese që nuk kanë përfituar asnjë ndihmë dhe po mbyllen,” ka thënë Basha.

 

Më pas është diskutuar në detaje menaxhimi i situatës nga Qeveria. Në mbledhje është argumentuar se Qeveria e keqmenaxhoi krizën e shkaktuar nga pandemia në dëm të shqiptarëve.  41.5 milionë euro ka dhënë Edi Rama për 3 milion shqiptarë, ku janë qindra të mijra të papunë dhe biznese gati për t’u mbyllur.

 

Ndërkohë që kaq i ka dhënë qeveria oligarkëve të vet për 2 km rrugë tek Unaza e Re. Aksioni opozitar do të shtrihet në takime të përditshme në të gjithë Shqipërinë.

 

“Edi Rama nuk mendon për shqiptarët, por për karrigen e tij. Ai i dërrmoi të varfërit dhe shkatërroi shtresën e mesme. Është përgjegjësia jonë të jemi pranë tyre”, është shprehur ndër të tjera kryedemokrati.

 

12 maj 2020

 

Shqiptarët po i rikthehen jetës normale duke u munduar vetë për të ruajtur rregullat e higjenës dhe ato të distancimit social.

Shqiptarët po i rikthehen jetës normale duke u munduar vetë për të ruajtur rregullat e higjenës dhe ato të distancimit social. Por normalja mungon tek ekonomia, tek xhepat e boshatisur dhe bizneset në vështirësi. Në rrugë dhe dyqane takova qytetarë që nuk kanë marrë ende asnjë ndihmë nga qeveria. Pandemia ekonomike e shkaktuar nga dështimet e Ramës në menaxhimin e krizës po i varfëron edhe më shumë familjet shqiptare.

Posted by Lulzim Basha on Tuesday, May 12, 2020

Më shumë

Basha qesh me lot me të vetët

Në seancën maratonë për votimin e qeverisë së re, nuk kanë munguar as momentet e hilaritetit.   Një prej tyre i shkaktuar nga deputeti i PD Saimir Korreshi, i cili ka folur për gjendjen e vështirë të qytetarëve e fermerëve në Lushnjë, zonë të cilën përfaqëson në parlament.   Me një gjuhë popullore, ai […]

Presidenti Meta i shtrin dorën e bashkëpunimit Kryetares së re të Parlamentit

Presidenti Ilir Meta në një reagim pas votimit të Lindita Nikollës si Kryetare e Kuvendit, i shprehu kësaj të fundit urimet dhe e cilësoi ditën e sotme si fundin e dy viteve më të errëta të historisë parlamentare në vendin tonë.   “Urime Kryetares të zgjedhur sot nga Kuvendi i ri i konstituar i […]

Nën thirrjet Basha IK, Berisha hyn në Parlament: Ajo që ndodhi është një marrëveshje Rama-Basha

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur mëngjezin e kësaj të premte në Kuvend, për të marrë pjesë në seancën e parë të legjislaturës së 10.   Ai është pritur me ovacione nga mbështetës të shumtë demokratë duke brohoritur Basha IK dhe ndërkohë ka qenë i shoqëruar nga deputetët e zgjedhur Flamur Noka […]

Hyrja për në Kuvend duket si një “pasarelë mode”

Ka nisur sot legjislatura e 10-të e Kuvendit të Shqipërisë, ku nuk kishte si të mos merrte vëmendje veshja e politikanëve.   Disa prej zonjave deputete u shfaqën me kostume, por ka disa prej tyre që guxuan me ngjyrat si Grida Duma dhe Mesila Doda apo dhe me kombinimet si Monika Kryemadhi. Ndërsa deputetët […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara