e mërkurë 19 janar 2022
e mërkurë 19 janar 2022

 

Partitë opozitare në Mal të Zi hoqën dorë nga iniciativa për të votuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Zdravko Krivokapiq.

Opozita gjatë tërë kohës pohonte se për këtë iniciativë ka 41 deputetë nga 81 sa numëron Parlamenti i Malit të Zi, por siç duket nuk ia doli të sigurojë një votë nga partitë në pushtet, megjithëse nga këto të fundit u akuzua se ka zhvilluar bisedime te fshehta.

Sipas opozitës të kryesuar nga Partia Demokratike e Socialistëve e Presidentit Millo Gjukanoviq ,,Arsyeja për tërheqje të nismës, ishte paralajmërimi i partisë në pushtet Fronti Demokratik pro serb, i cili ka paralajmëruar se do të dorezojë iniciativën për shkurtimin e mandatit të parlamentit.

Fronti Demokratik  thotë, se do të kërkojë dhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme mirëpo “këtë propozim nuk e  kanë pranuar partnerët e koalicionit qeverisës” dhe se Fronti nuk ka numrin e duhur për jetësimin e kësaj nisme.

Kryeministri Krivokapiq: Dështimi i mocionit të mosbesimit fitore e qeverisë

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Zdravko Krivokapiq. Pas dështimit të mocionit të mosbesimit ai në një konferencë shtypi tha, se  tërheqja e opozitës është fitore për qeverine që ai udhëheq. “Kjo është loja e atyre që tentuan që me korrupsionin politik të fitojnë vota”. Kryeministri ka thënë po ashtu se Partia Demokratike e Socialistëve ka shpenzuar  20 milionë euro në tentativë për të rrëzuar qeverinë

Më shumë

Gjeloshaj: Joanikije të distancohet nga ata që kënduan për Kosovën

Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, i bëri thirrje mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, që të distancohet nga ata që kënduan këngë nacionaliste me vargjet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, gjatë shugurimit të tij, më 5 shtator.   Këto vargje mund të shihen […]

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë dhe dhe miratoi një rezolutë që ndalon mohimin e gjenocidit në atë qytet.   Shkarkimi i ministrit tij u bë me propozimin […]

Ua mori ushtria jugosllave, shqiptarëve të Malit të Zi u rikthehen pronat pas 30 vitesh

Shqiptarët e Malit të Zi, në Ulqin, kanë mbyllur një kalvar me pronat pas 30 vitesh.   Falë iniciativës së deputetit shqiptar atje, Genci Nimanbegu, Kuvendi i Malit të Zi ka votuar ligjin për kthimin e pronës së Valdanosit ish pronarëve.   Kjo konsiderohet një fitore e madhe për shqiptarët në Mal të Zi, […]

Shqiptarët gjatë pluralizmit në Mal të Zi

Në sesionin shkencor “Shqiptarët në Mal të Zi gjatë tri dekadave të fundit” u shpalosen analiza shumëdimensionale mbi proceset dhe dukuritë që kanë ndodhur gjatë pluralizmit në këtë vend.   Studiuesë të ndryshëm shfaqen pikëpamje dhe analiza mbi pozitën e shqiptarëve dhe për nivelin e integrimit të tyre në Mal të Zi.   […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara