e enjte 27 janar 2022
e enjte 27 janar 2022

Bota nuk ka qenë kurrë kaq afër katastrofës sa tani. Mes një lufte të mundshme nukleare, ndryshimeve klimatike dhe dezinformimit kibernitik, shkencëtarët atomik që mbajnë “Doomsday Clock” , i kanë spostuar akrepat e orës së Apokalipsit.

Bëhet fjalë për një orë metaforike e cila mat rrezikun e një fundi hipotetik të botës.

Akrepat janë lëvizur me 20 sekonda, duke ndarë vetëm 100 sekonda nga mesnata. Alarmi u dha nga buletini i shkencëtarëve atomik, një grup ekspertësh të themeluar në vitin 1945, i cili merr në konsideratë një sërë kërcënimesh: që nga lufta nukleare, tek ndryshimet klimatike, avancimet e biotekonologjisë dhe inteligjenca artificiale.

Spostimi i akrepave sipas ekspertëve, “Paralajmëron nevojën urgjente të marrjes së masave, pasi tashmë ora e Apokalipsit flet për sekonda dhe jo më minuta. Jemi përballë një urgjence të vërtetë, një gjendje e cila nuk lejon gabime apo vonesa”

Këto fjalë u thanë nga drejtuesja e shkencëtarëve atomik, amerikania Rachel Bronson, e cila thotë se ndryshimet klimatike po e përkeqësojnë krizën.

Më shumë

Glasgou, premtime të pamjaftueshme për të ngadalësuar ndryshimin e klimës

Shkencëtarët kanë bërë paralajmërime të ashpra se mos arritja e një marrëveshjeje për shkurtime shumë më të thella në emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serrë do të rezultojë në ndryshime katastrofike dhe të pakthyeshme të klimës. Por, shpresat tashmë po zbehen se konferenca e OKB-së për klimën në Skoci do të rezultojë […]

Ruajtja dhe promovimi i vlerave të basenit ujor të Drinit

Nevoja gjithnjë e më e madhe për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të ekosistemit të basenit të Drinit, ku përfshihen lumejtë Drin e Buna dhe tre liqenit; ai i Shkodrës, Prespës dhe Ohrit, bashkoi sot në pikën turistike të Shirokës, në bregun e liqenit, përfaqësues të organizatave mjedisore dhe studiues, si pjesë e […]

Ndotja e ajrit/ OBSH: Më i rëndë nga se mendohej, 7 milionë vdekje në vit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka konfirmuar që ndotja e ajrit është një fenomen më i rrezikshëm nga sa mendohej. Më të rrezikuarit janë ata që jetojnë në vende të varfra dhe mesatare, për shkak të mbështetjes në karburantet fosile për zhvillimin ekonomik. OBSH e barazon ndotjen e ajrit me […]

Ulja e emetimeve të gazeve gjatë 2020-ës nuk ndihmoi për klimën

Rënia e emetimeve të karburanteve fosile gjatë mbylljes së pandemisë globale të vitit të kaluar nuk ka ngadalësuar ritmin e ndryshimit të klimës dhe bota mbetet prapa synimeve për uljen e emetimeve të karbonit, bëhet e ditur në një raport të OKB-së.   Organizata Botërore e Meteorologjisë njoftoi se rënia e emetimeve të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara