e diel 16 maj 2021
e diel 16 maj 2021

 

Në Tiranë, organizatat rinore po monitorojnë pikëpamjet e grupmoshave të reja dhe protestojnë për premtimet e pambajtura ndaj të rinjve, pjesa më e madhe e të cilëve mendojnë të emigrojnë dhe ankohen për papunësinë apo mungesën e perspektivës.

 

Nga ana tjetër rrjetet rinore po ndjekin nga afër edhe premtimet e reja për rininë, që partitë politike po shprehin në prag të fushatës së re zgjedhore.

 

Organizata rinore Qëndresa Qytetare monitoron në vazhdimësi premtimet elektorale për rininë në 4 vjetët e fundit, planin e veprimit për arsimin dhe rininë dhe vecanërisht premtimet e të ahstuquajturit Pakti për universitetin, i cili u hartua gjatë protestave studentore dy vjet më parë.

 

Përfaqësuesi i kësaj organizate rinore, Rigels Xhemollari, thotë se bursat dhe tarifat në universitete janë përmirësuar, por nuk është bërë asgjë për anti-plagjiaturën, për vetingun e gradave shkencore të pedagogëve, cilësinë e mësimdhënies, transparencën dhe llogaridhënien.

 

Ende nuk ka një buxhet të kushtuar rinisë, nuk ka 12 qendra rinore në 12 qarqe, e aq më pak nuk qendra rinore në çdo njësi administrative, tha ai.

 

“Tendenca e të rinjve për të emigruar nuk është thjesht çështje e politikave rinore, por dukuri e përgjithshme e situatës në Shqipëri. Kur ne i pyetëm të rinjtë pse emigrojnë, ata pohojnë se arsyeja kryesore është se nuk gjejnë dot një vend pune, se këtu ka korrupsion, se nuk ka meritokraci, nuk ka një terren apo një mjedis të favorshëm për të rinjtë. Së pari duhet një buxhet për rininë, duhet investim për rininë” – thotë zoti Xhemollari.

 

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë zhvillon në mënyrë periodike konsultime dhe anketa grupmoshat e reja në të gjithë vendin dhe harton rregullisht raportin “Rinia në Shqipëri”.

 

Përfaqësuesja e kësaj organizate, Ervjola Osmanaj, thotë se në pjesën dërrmuese të rinjtë përmendin si problem kryesor papunësinë masive në radhët e tyre.

 

Po aq masiv është edhe mosbesimi ndaj partive; 35% e tyre thonë se i takojnë partitë një herë në 4 vjet për zgjedhje dhe mbi 60 % thanë se nuk besojnë tek asnjë parti politike se do ta përmirësojnë jetën e tyre.

 

“Dëshira e të rinjve për t’u larguar nga vendi është bërë problem kryesor. Mbi 79 për qind e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria për të mos u kthyer më këtu. Mbi 30 për qind e të rinjve që kanë përfunduar të paktën një cikël studimesh universitare bachelor po ashtu duan të largohen nga Shqipëria pa kthim. Kjo duhet të jetë një këmbanë alarmi për institucionet shtetërore dhe për partitë politike” – tha Osmanaj, , për VOA.

 

Mijëra studentë në universitetet publike të Tiranës, Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Korcës e Vlorës protestuan para ministrisë së arsimit dy vjet më parë, duke kërkuar uljen e tarifave për studimet, veting për pedagogët, dekanë dhe rektorë, goditjen e korrupsionit në universitete dhe përmirësim të kushteve të jetesës dhe studimeve.

 

 

Më shumë

10 mijë vdekje në tre muajt e parë të vitit

Në tre muajt e parë të vitit statistikat e fataliteteve kanë shënuar shifrën më të lartë historike ku numri i personave që kanë humbur jetën i është afruar numrit 10 mijë.   Sipas Institutit të Statistikave Shqiptare, në periudhën Janar – Mars kanë vdekur  9.657 persona, duke u rritur me 56% krahasuar me […]

Malësi, në Shtëpinë Muze në Bardhaj përkujtohet figura e Dedë Gjo Lulit

Në Shtëpinë Muze në Bardhaj të Hotit në Malësi u përkujtua figura e Dedë Gjo Lulit, i cili cilësohet si njëri ndër udhëheqësit që i parapriu shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.   Në manifestim morën pjesë personalitete nga rajoni dhe diaspora si dhe ish presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili gjatë presidencës së […]

Gjermania jep 50 milionë euro për transport të gjelbër në Tiranë

Transporti urban publik shihet si shkaktar kryesor i ndotjes së ajrit në Tiranë. Tani me ndihmën gjermane i hapet rruga një projekti për transportin ekologjik.   Burime zyrtare nga Ambasada Gjermane në Tiranë, bëjnë të ditur se i është hapur rruga zbatimit të fazës fillestare të projektit “Transporti Ekologjik në Tiranë”. “Ky projekt ka […]

Ekspozita: Historia e hebrenjve në Shqipëri përmes 150 dokumenteve dhe fotografive

Janë 20 stenda me rreth 150 dokumente dhe foto të marra nga Arkivi Qendror Shqiptar dhe u vendosën zonën e Pazarit të ri në Tiranë. Është historia e hebrenjve në Shqipëri të viteve 1933 – 1944!   Elsa Saka, drejtore e evidencës qendrore në Arkivë, tregon se qëllimi i kësaj ekspozite është sjellja në […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara