e shtunë 29 janar 2022
e shtunë 29 janar 2022

 

Mjekësia Tradicionale Kineze (MTK) është përdorur gjerësisht në trajtimin e pacientëve COVID-19. Metoda ka sjellë rezultate pozitive në të gjithë Kinën dhe është bërë një trajtim rutinë.

 

Një pacient 88-vjeçar me COVID-19 në Hangzhou është trajtuar duke përdorur Mjekësinë Tradicionale Kineze. Yu Jianhua, mjeku kryesor i MTK-sënë Spitalin “Hangzhou Xixi”, thotë se suksesi ka ardhur falë një recete të lokalizuar bazuar në udhëzimin kombëtar mjekësor.

 

“Këtu në Hangzhou, përveç lagështirës nga i ftohti që përshkruhet në planin kombëtar të trajtimit, disa pacientë kanë ngrohtësi në mushkëri. Kolegët e mi diskutuan këtë dhe bënë dy receta. Një është krijuar për të eleminuar lagështirën nga të ftohtit dhe tjetra është të eleminoni ngrohtësinë”.

 

Mjekësia kineze është e mendimit se sëmundja është shkaktuar nga mosfunksionimi i organeve që janë të ndikuar nga faktorë të tillë si lagështia ose nxehtësia e brendshme. Bazuar në këtë teori, MTK-ja përqendrohet në shërimin e organeve që janë në shënjestër të virusit në mënyrë që të rivendosin sistemin imunitar të trupit.

 

Mjekët thonë se një kombinim i MTK-së me qasje të tjera ka provuar aftësinë për të shkurtuar procesin e trajtimit. Tu Zhitao është drejtori i Departamentit të Mjekësisë Tradicionale Kineze në Pekin.

 

“Në të gjitha spitalet e posaçme në Pekin, një mjek i Mjekësisë Tradicionale Kineze dhe një mjek i mjekësisë perëndimore bashkëpunojnë në repart. Mjekësia tradicionale ka rezultuar e efektshme në uljen e etheve të pacientëve me simptoma të buta, duke rritur oksigjenimin e gjakut për pacientët me sëmundje të rënda, si dhe zbutjen e simptomave të pacientëve në kushte kritike. ”

 

Përveç ilaçit bimor, gjatë procesit të rimëkëmbjes gjithashtu praktikohen metoda të tjera duke përfshirë akupunkturën, masazhin dhe tai chi-në. Autoritetet shëndetësore thonë se MTK-ja është praktikuar në trajtimin e mbi 85 për qind të rasteve të konfirmuara.

 

Një në dhjetë nga 30 mijë mjekët e dërguar në Hubei, provinca më e goditur, ka praktikuar mjekësinë tradicionale. (Albana)  Radio e Jashtme e Kinës

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara