e shtunë 23 janar 2021
e shtunë 23 janar 2021

 

Ditën e sotme është shënuar një ngjarje e rëndë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza,  ku një pacient i infektuar me koronavirus u hodh nga ballkoni i katit të 3 të spitalit COVID-1, Infektivi.

 

Sipas policisë, pacienti ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po lufton me jetën.

 

Shtetasi me inicialet R.G., 69 vjeç, ishte në terapi intensive, ndërsa prej disa ditësh merrte mjekim në këtë spital. Aktualisht nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja.

 

Ky është rasti i katërt kur një pacient me COVID hidhet nga lartësia nga ambientet e spitalit. Tre rastet e mëparëshme kanë ndodhur në spitalin  COVID-2, ‘Shefqet Ndroqi’, ku kanë rezultuar fatale pasi të tre pacinetët kanë humbur jetën.

 

Më shumë

Moti i keq – Pritet të hapen portat e shkarkimit në kaskadën e Drinit

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) bëri të ditur se reshjet e shiut me intensitet të lartë gjatë orëve të fundit, në ujëmbledhësin e kaskadës së lumit Drin kanë rritur nivelet e liqeneve në Hidrocentralet e Koman dhe Vau i Dejës si dhe HEC Fierzë.   Nisur nga kjo situatë Administratori i KESH Benet Beci […]

Masat anticovid – 25 mijë qytetarë janë gjobitur që prej 15 tetorit

Që prej 15 tetorit e deri më sot, Policia e Shtetit ka vendosur rreth 25 mijë gjoba për zbatimin e masave anticovid. Gjatë ditëve të para të vitit 2021 janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1183 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes […]

Shpronësohet toka për varrezat e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke

Qeveria ka miratuar vendimin për shpronësimin e një prone private që preket nga projekti “për ndërtimin e vendprehjeve të ushtarëve grekë, të rënë gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941”. Në vendim thuhet se vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 733 700 (shtatëqind e tridhjetë e tre mijë e shtatëqind) lekësh dhe shpenzimet procedurale, në vlerën […]

Shkrihet OFL

Operacioni Forca e Ligjit nuk do të kërkojë më llogari mbi burimin e pasurisë së  personave problematikë me të shkuar kriminale, të dënuar ose të akuzuar për vepra të rënda penale dhe  krim të organizuar. Prej 1 Janarit të 2021, OFL do të pushojë së ekzistuari, kjo pasi aktit normativ mbi të cilin ai […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara