Tani gjurmimi i origjinës së virusit të COVID-19 është një sfidë e përbashkët e të gjithë njerëzimit. Matematikanët kanë filluar të përdorin metodat e analizës në bazë të të dhënave të mëdha për të gjetur “pacientin zero”.
Të mërkurën, platforma e parapublikimit të artikujve shkencorë e Akademisë së Shkencave të Kinës (ChinaXiv) publikoi rezultatet e gjurmimit të origjinës së virusit të COVID-19 në bazë të analizës së të dhënave të mëdha. Sipas tyre, ka një mundësi të madhe që “pacienti zero” i COVID-19 në ShBA të jetë shfaqur afër shtatorit të vitit 2019, dhe një mundësi 50 % që rasti i parë të ketë qenë në shtetin Rhode Island më 26 prill 2019, më herët se data e publikuar nga pala zyrtare amerikane, që është 20 janari i vitit 2020.
Megjithëse në fillim të vitit 2020 shpërtheu epidemia e virusit të COVID-19 në Kinë, sipas një sërë studimesh, në SHBA, Spanjë, Francë, Itali, Brazil etj. ka pasur gjurmë të prekjes nga virusi i COVID-19 më parë.
Studimi përdor analizën cilësore dhe sasiore të sëmundjeve ngjitëse, të ndërthurur me modelet matematikore dhe teknologjinë e inteligjencës artificiale. Ai analizon të dhënat epidemike të publikuara në 12 shtetet verilindore të ShBA-së, duke arritur në përfundimin se ka shumë të ngjarë që rasti i parë i prekjes nga koronavirusi i ri në ShBA të jetë shumë më herët sesa është shpallur zyrtarisht tani.
Përveç kësaj, grupi i studimit ka përdorur këtë metodë për të studiuar të dhënat publike të Kinës, për të përcaktuar datën e rasteve të para të COVID-19 në Wuhan dhe provincën Zhejiang. Sipas këtij modeli, ka një mundësi prej 50 % që rasti i parë i infektimit në Wuhan të ketë qenë më 20 dhjetor të vitit 2019 dhe në provincën Zhejiang më 23 dhjetor të vitit 2019. Ky përfundim përputhet me rezultatet e sondazhit epidemiologjik në Kinë, duke vërtetuar saktësinë e kësaj metode.
Informacionin për këtë artikull e gjeni në: http://chinaxiv.org/abs/202109.00058
CRI
Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimi
Bombarduesit rusë patrullojnë mbi kufijtë e Bjellorusisë
Të zemëruar me Abbasin, palestinezët votuan në zgjedhje komunale
Çfarë fshihet pas tensioneve Rusi-Ukrainë?
Biden dhe Putin nuk arrijnë marrëveshje për krizën në Ukrainë
“Do të fluturoj sërish”: Frika nga talibanët ndërpret ëndrrën e pilotes së parë afgane
BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]
Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit. Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]
Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca. Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]
Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett. Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë. Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]