e mërkurë 8 dhjetor 2021
e mërkurë 8 dhjetor 2021

 

Trupat amerikane dhe shqiptare, pjesë e stërvitjes “Defender Europe 2021” kanë ekspozuar pajisjet dhe forcën para qytetarëve të Vlorës në “Lungomare”.

 

Aktiviteti u ndoq edhe nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, por edhe përfaqësues të vendeve të tjera aleate të NATO.

 

Ministri i Mbrojtjes Peleshi në përgjigje të interesimit të medias së pranishme sqaroi se: “Kjo ditë e hapur kishte për mision jo vetëm të sillte pranë publikut Stërvitjen “Defender ‘21”, por edhe të sillte pranë jetës civile, jetën ushtarake, sepse në fund të fundit misioni i FA është të sigurojë paqe, stabilitet për qytetarët, të sigurojë gjithashtu mbrojtjen civile”.

 

“Sot i kemi parë pajisjet, kemi parë forcat e ndryshme, kontingjentin tonë, efektivët tanë që po punojnë përkrah forcave amerikane, po shkëmbejnë eksperiencë po marrin eksperiencë dhe për këtë jemi shumë të lumtur dhe shumë krenarë. Përshëndes gjithashtu qytetarët e Vlorës, të gjithë ish – ushtarakët që na kanë shoqëruar, shoqatën e tyre. Nuk është një ditë për ambasadorët apo personalitetet, por është një ditë për qytetarët, të cilët kanë mundësi të shohin nga afër se kush është ushtria shqiptare, se çfarë synon stërvitja Defender ‘21, cilat janë kapacitetet tona dhe në fund fare të marrë një shije të mirë dhe të jetë krenar që është shqiptar”, – u shpreh ministri Peleshi.

 

Nga ana e saj, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se prioritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbeten demokracia, mbrojtja dhe biznesi. “Tani jemi duke hyrë në një periudhë domethënëse të gjithë këtyre zhvillimeve. Defender 21 është në fakt stërvitja më e madhe ushtarake, që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria është vendndodhja kryesore. Do të thotë që me mijëra trupa nga SHBA, por edhe aleatë të tjerë të NATO-s, disa prej të cilëve janë të përfaqësuar edhe këtu sot, po tregojnë një rritje të aftësive tona për të bashkëpunuar së bashku si aleatë ushtarakë”, u shpreh ambasadorja Yuri Kim.

 

Teksa përmendi bazat që ajo bashkë me ministrin Peleshi kanë vizituar në kuadër të kësaj stërvitjeje, diplomatja Yuri Kim theksoi se: “Kur aleatët e NATO-s bashkëpunojnë me njëri – tjetrin ata janë dominues qoftë në ajër, në tokë apo në det. Sëbashku më këtë zhvillim historik në Mbrojtje kemi parë që ka zhvillime të mëdha të biznesit në një front tjetër, që do të thotë zhvillime të mëdha nga ana e biznesit amerikan në fushën e energjisë”.

 

 

Më shumë

Nis në Shqipëri stërvitja “Defender Europe 2021”, marrin pjesë tre gjeneralët më të lartë të NATO

Me pjesëmarrjen e veçantë të tre gjeneralëve më të lartë të Aleancës së NATO, por edhe të mjaft autoriteteve të larta nisi nga Durrësi stërvitja më e madhe ushtarake në rajonin e Ballkanit Perëndimor, “Defender Europe 2021”.   Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi teksa shprehu mirënjohjen që u zgjodh Shqipëria si një ndër 12 […]

Ushtria e SHBA dhuron 29 automjete shumëpërdorimshme për FA

Njëzet e nëntë automjete shumëpërdorimshme me lëvizshmëri të lartë (Humvee) mbërritën sot në portin e Durrësit.   Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bën të ditur se këto automjete janë dhurim për Forcat e Armatosura të Shqipërisë nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.   Sipas ambasadës së Shteteve të Bashkuara […]

Stërvitja më e madhe ushtarake e NATO në Shqipëri, Kim: Shqipëria, vend kryesor pritës

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, mori pjesë pasditen e sotme në një takim të organizuar në Presidencë, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Rama, lideri i opozitës Basha, si dhe gjeneral-major Joseph Jarrard, Zv. Komandant Gjeneral i Ushtrisë së SHBA në Europë.     Në fokus të takimit ishte stërvitja “Defender Europe […]

Në vjeshtë nis puna për Bazën Ajrore të NATO-s në Kuçovë

Punimet për rindërtimin e Bazës Ajrore të Kuçovës pritet të nisin në muajin tetor të këtij viti. Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili u njoh me infrastrukturën aktuale të kësaj baze dhe planin për investimin e NATO-s.   I shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara