Dhe zemra ime që rrihte fort
iu dorëzua dashurisë përunjësisht
kur pa bythën tuaj të rënë mbi bar
e t’i bëjë hije dritës së diellit
Me këto vargje, pak jashtë finesës që e karakterizonte, Volteri i këndon rënies nga kali të një zonje, incident që nxorri në pah nuditetin e saj nën petkat e fustanit të mëndafshtë. Incidente të tillë ishin normalë në shekullin e 18-të. Falë një stratagjemë të tillë Mlle de la Fayette seduktoi Mbretin e Dielltë dhe Miss Churchill, një grua aspak e bukur në fytyrë, por me dy këmbë fantastike, arriti të martojë një Dukë. Këto anekdoda, përveç aspekteve komikë të tyre, na sjellin, në planin e historisë sociale, një tregues të rëndësishëm, fakti që në shekullin e 18-të nuk ishte në përdorim një ndër veshjet e pazëvendësueshme për kohën tonë: mbathjet apo, më shqip, brekët. Jo sepse nuk njiheshin. Si pjesë e veshjes ato njihen qysh 3.300 vjet para erës sonë; një trekëndësh stofe të zgjedhur që formon një lloj slipi elegant është gjetur në garderobën e faraonit Toutankhamon të Egjiptit të Lashtë. Shumë më vonë, Madamme Pompadour i krahësoi me vazot apo kutitë ku ruhen xhevahirët, ndërsa Anita Garibaldi me siparin e dashurisë. Veshje të tilla të ngjashme përdoreshin nga kretezët dhe grekët, ndërsa ndër romakët e periudhës republikane, senatorët nuk vishnin asgjë nën tunikën e tyre. Jo pse nuk e njihnin biankerinë; deri në shekullin e II-të, gjimnastet, lodërtaret dhe vajzat e vogla vishnin për motive prakticiteti, por edhe për ndjenjë turpi, një lloj veshjeje që quhej në latinisht sublingaculum, një trekëndësh nape i lidhur pas belit, që kalonte edhe në mes të këmbëve. Ky “aksesor”, në një periudhë tjetër më liberale, u bë objekt atraksioni seksual, ndaj e përdornin më së shumti prostitutat, natyrisht të sistemuar për t’u parë aq sa duhet për të nxitur fantazinë erotike.
Brekët u zhdukën përsëri nga skena gjatë Mesjetës, edhe pse në disa ambiente dhe shkrime citohen me përcaktimin “feminalia”, por mendohet se i atribuohet më së shumti stofës për të përmbajtur mestruacionet. Zakon i patoleruar nga zonjat nobile. Kalorësit dhe ushtarët ishin të detyruar të mbanin diçka të tillë, jo aq për higjenë apo për ndjenjë turpi, sa për të mbrojtur gjenitalet nga fërkimi me armaturën.
Gjatë Rilindjes gjërat ndryshojnë. Në tablo të shumta mund të gjejmë burra të shtresës nobile, të veshur me një lloj benevreku (një variant nobël i çitjaneve), më një fryrje të dukshme në lartësinë e gjenitaleve, shpesh të nxjerrë në pah nga stofa e zgjedhur me ngjyrë të ndryshme. Është mbreti francez Carlo i IX-të që lançoi modën e fryrjes së kësaj pjese me lesh apo pambuk, për të marrë përmasa të çuditshme, për të ekzaltuar virilitetin mashkullor të sovranit. Paskësaj, kjo veshje u përhap në të gjithë Europën dhe burrat e Rilindjes fryheshin si palloi me këto lloj benevrekësh që ekzaltonin gjenitalet mashkullorë. Rreth 1758-tës, hynë në përdorim veshje të brendshme më normale.
Ideja e fryrjes nuk u shpëtoi as femrave. Brekët femërore, të zhdukura nga skena gjer në shekullin e XVI-të, u ripropozuan nga Katerina De Medici, e cila u pasua nga Lucrezia Borgia dhe zonja të tjera të shoqërisë së lartë, midis të cilave nga Maria Stuarda e cila, në 1568, rezulton të ketë patur katër palë në garderobën e saj!! Përdoreshin më së shumti gjatë kalërimit, por kjo ishte një alibi perfekte; në realitet ishte një lloj kompeticioni me meshkujt dhe me lirinë sociale që gëzonin këta të fundit në shoqëri. Nis këtu historia e grave me pantallona, për të imituar burrat dhe pushtetin e tyre. Brekët e zonjave kishin një hapje strategjike përpara dhe ishin të mbushura me jastëkë të mëndafshtë, për të rrumbullakosur më mirë ijet dhe prapanicën e për të rritur aftësinë seduktuese.
Kisha, si ajo katolike, edhe ajo protestante, i konsideroi që në fillim veshje të tilla si diabolike, të përshtatshme vetëm për gratë libertine dhe për prostitutat! Falë presionit kishtar, brekët e grave dalin nga skena dhe mbeten në përdorim vetëm për vajzat e vogla, gjimnastet dhe balerinat. Prostitutat nuk hynin në sferën e influencës së Kishës. Më 1761, madame Pompadour gjeti rastin dhe i dhuroi një palë Luigjit të XV-të, duke reklamuar me këtë gjest një natë pasioni, por ai, i ofenduar, klithi: “një burrë me brekë në dorë nuk do të ishte kurrë një hero!”
Kështu brekët njohën edhe më pas periudha shfaqjeje e periudha zhdukjeje nga skena sociale. Duhej të arrinte shekulli i IXX që të ridilnin prapë në skenë në formë pantallonash të shkurtëra gjer në gjunjë, të qëndisura, me orle e dantella të fantazive nga më të ndryshmet. Ideja e mjekëve se nëpërmjet kësaj veshjeje mund të ruheshe nga reumatizmat bëri që kjo veshje, më së shumti e përdorur në Veri të Europës, Angli e Hollandë, të përhapej në pothuaj të gjithë Kontinentin e Vjetër, deri sa u shndërrua në një lingerie pa të cilën asnjë grua nuk mund të bënte. Meqënëse ishte një veshje seduktive, tipike e prostitutave, gjeti rezistencë në përdorim, sidomos midis grave të sërës borgjeze, por më në fund edhe këto rezistenca dora-dorës ranë të gjitha.
Ndërsa pantallonat u propozuan për herë të parë më 1807-tën në tregun francez. Kuriozisht, emri pantallona lind pikërisht për të identifikuar këtë veshje, në origjinë, femërore, dhe vetëm më vonë iu adaptua seksit viril. Kundër pantallonave si veshje komode për gratë ka ende sot e kësaj dite rezistenca: një nga revistat prestigjoze të modës, La Mésangère, shkruan se zonjat që do të donin t’i mbanin gjithnjë shtyjnë të mendohet se ato kanë këmbët e shëmtuara.
Nën Luigj Filipin pantallonat u ndaluan të bëjnë pjesë në pajën e çupkave të shoqërisë së lartë dhe rezulton se mbretit italian Vitorio Emanuele di Savoja i ngjitej gjaku në kokë vetëm po të dëgjonte të flitej për to. Por nuk zgjati shumë: më 1970 brekët e gjata u bënë të detyrueshme për t’u mbathur në kolegjet fetarë dhe u përcaktuan si mbrojtës të virtytit. Napoleoni i III-të, ndërsa i dhuronte konteshës së Kastiliones një mbulesë imperiale për vulvën, e paralajmëroi atë me fjalët: “Mbathjet janë një virtyt elastik, para se t’i ulësh, duhet të reflektosh!”
Analogjikisht, veshjet e para intime mashkullore u shfaqën rreth vitit 1830 në formën e benevrekëve prej stofe fanelle o të linjta, të gjata deri në kyçin e këmbës dhe shpesh formonin një veshje të vetme bashkë me këmishën e trupit. Opinioneve kundërshtuesë u dolën përpara nisma të guximshme, si ajo e Oscar Wilde dhe e George Bernard Shaw, të cilët organizuan një sfilatë me veshje të tilla në Oxford Street. Sipas kërkesave të Luftës së Parë Botërore, shkurtohen deri në gjunjë, ndërsa kopsa dhe lidhëse zëvendësohen për herë të parë me një llastik në bel rreth vitit 1918-të.
Fjala slip (copëzë stofe – angl.) fillon e përdoret gjerësisht vetëm rreth vitit 1913, por edhe më parë ishte shfaqur në një katalog mode si veshje e përshtatshme për sportivët, krejt e ngjitur pas trupit dhe me diçiturën domethënëse: Europa vazhdon të tundet brenda pantallonave të gjera!
Boom-i i vërtetë i slipave shpërthen në Amerikë, më 1935, kur një model me një hapje në formë Y-je u shfaq në vetrinat e Çikagos. Vetëm në pak ditë u shitën 600 copë, çka për epokën ishte një aferë e madhe. Në tre muaj, numri i shitjeve i kaloi të 30 mijë palët. Pak vite më vonë, të shtyrë edhe nga Lufta e Dytë Botërore, amerikanët abandonuan krejtësisht union-suit-et klasikë të tyre dhe i zëvendësuan me këtë veshje të re. Në Europë, hezitonin të krijonin një hapje të tillë, ndaj reklama e një palë brekëve u shfaq vetëm në vitin 1967, kur qeveria franceze hoqi çensurën ndaj produkteve të tillë.
Ndryshime pësoi edhe biankeria femërore. Kilotat e paraluftës filluan të zëvendësohen nga slipet, analoge me ato mashkulloret e më vonë nga tanga e perizoma gjithnjë e më të ngjashme me perin e dhëmbëve.
Një problem jo i vogël lidhur me brekët, doli në pah kur njeriu pushtoi hapësirën. Duke qënë se në anijet kozmike dhe në stacionin hapësinor nuk mund të përdoren lavatriçet, mbathjet e përdorura konservoheshin deri pak kohë më parë në një konteiner të posaçëm dhe shkatërroheshin në atmosferën e Tokës, duke përbërë kështu një problem për shkak të peshës dhe operacionit teknik të nevojshëm. Duket se problemin e zgjidhën rusët, nëpërmjet përdorimit të një kokteji bakteresh me aftësi të lartë biodegraduese, që shkatërron dhe kthen në pluhur mbathjet e përdorura në hapësirë.
Duket qartë se evolucioni i brekëve ende nuk ka mbaruar.
Wang Yaping bëhet gruaja e parë kineze që ecën në hapësirë
Një hap larg zbulimit të thesarit më të madh në botë, vlen 17 miliardë €
Dashurinë në vend të mbretërisë, princesha e Japonisë nuk e mendon dy herë këtë zgjedhje
Meteor mbi çatinë e shtëpisë… / Përfundon në krevatin e një pensionisteje në Kanada
NOMA i shqiptarit Rene Redzepi zgjidhet restoranti më i mirë në botë
Ku shkojnë të sapomartuarit për muajin e mjaltit mes pandemisë?
Duka dhe Dukesha e Sussex-it janë shtuar të premten me fëmijën e dytë, një vajzë të shëndetëshme që i kanë vënë emrin Lilibet ‘Lili’ Diana. Mamaja, Meghan po ashtu ndodhet në gjendje të mirë. Një zëdhënës i Princit Harry dhe Meghan-it tha të dielën se çifti mirëpriti fëmijën e tyre, Lilibet “Lili” Diana […]
NASA nëpërmjet një deklarate për shtyp ka ndarë zbulimet më të fundit me publikun mbi kërkimet në Hënë. Rezulton që të ketë prezencë të ujit, madje në një sasi dhe më të lartë nga sa besohej. Observatori Stratosferik i NASA-s për Astronominë Infrared (SOFIA) ka konfirmuar, për herë të parë, ujin në sipërfaqen […]
Princi Leka Zogu II ka njoftuar për ardhjen në jetë të vajzës së tij. Ai konfirmon edhe njëherë emrin, trashëguar nga Mbretëresha Geraldinë. Si për rastësi, Geraldina II erdhi në jetë në përvjetorin e 18-të të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës së Parë shqiptare. Princi Leka ka shpërndarë në rrjet njoftimin zyrtar për lindjen […]
Një fotografi e postuar në rrjetet sociale nga një gjinekolog arab me një foshnjë të sapo lindur është bërë virale. Arsyeja sigurisht nuk është sepse është një foshnje e porsalindur, por sepse i porsalinduri tërheq maskën e mjekut ndërsa e mban atë në duar. Gjinekologu Samer Cheaib nga Emiratet e Bashkuara Arabe […]