e diel 24 janar 2021
e diel 24 janar 2021

 

 

Pamje rrëqethëse janë filmuar në morgun e Tiranës, ku kufoma të vdekura nga Covid gjenden të shtrira në dysheme.

 

Fotot e siguruara nga FaxNews, janë bërë këtë javë dhe dëshmojnë situatën aktuale në të cilën ndodhen spitalet e vendit, si pasojë e Covid-19.

 

Trupat e pa jetë janë të mbuluar me çarçaf dhe ndohen të shtrirë në të gjitha ambientet e brendshme të morgut të Tiranës.

 

Ndërkohë Instituti i Mjekësisë Ligjore ka reaguar pas publikimit të fotove të personave që kishin ndërruar jetë dhe për të cilat u tha se ndodheshin brenda ambjenteve të morgut.

 

Në reagimin e tij, ky institucion ka deklaruar se shpesh morgu nuk ka mundësi t’i sistemojë të gjitha kufomat në mjedise frigoriferike. Kjo është arsyeja pse ato vendosen në dysheme.

 

Mirëpo fotot e shpërndara në media i ka cilësuar inskenim.

 

“Edhe logjika më elementare të thotë se ky është thjesht dhe vetëm një inskenim! Është e dhimbshme deri në neveri, që autori i fotove është kujdesur të kryejë një shërbim të porositur për të nxitur panik dhe nxirë bluzat e bardha të institucionit. Ne kemi njoftuar institucionet eprore për këtë operacion keqdashës dhe kriminal në raport me publikun dhe shpresojmë që fajtori të identifikohet e të vihet para drejtësisë”, thuhet ne njoftim.

 

Reagimi i plotë Instituti i Mjekësisë Ligjore

 

Në emër të institucionit dhe të stafit tonë, shpreh indinjatën për inskenimin e bërë me fotografitë që janë nxjerrë në media nga mjediset e morgut!

 

Periudha që po jetojmë në punën tonë, ashtu si për të gjitha institucionet e ngjashme në spitalet e mbarë botës ka qenë tejet e mbingarkuar. Padyshim që morgu nuk bën asnjë përjashtim në pamundësinë për t’i sistemuar denjësisht të gjitha kufomat në mjediset frigoriferike në dispozicion, kur ka më shumë fatalitete.

 

Kur jemi në pamundësi, ato sistemohen në tavolina, më pas në barela dhe kur ndodh që të jenë më shumë, vendosen me respektin më të madh në dysheme bashkë me sendet vetjake të paketuara, pasi kryhen proceset përkatëse në pritje që t’u dorëzohen familjarëve. Por kurrsesi nuk është rrëmuja e paraqitur në fotot keqdashëse të shpërndara në media. Sendet personale që shoqërojnë trupat, janë veshjet e të ndjerëve, të cilat përbëjnë kujtime të çmuara për familjarët.

 

Edhe logjika më elementare të thotë se ky është thjesht dhe vetëm një inskenim! Është e dhimbshme deri në neveri, që autori i fotove është kujdesur të kryejë një shërbim të porositur për të nxitur panik dhe nxirë bluzat e bardha të institucionit. Ne kemi njoftuar institucionet eprore për këtë operacion keqdashës dhe kriminal në raport me publikun dhe shpresojmë që fajtori të identifikohet e të vihet para drejtësisë.

Drejtori

Bledar Xhemali

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Akademia e Shkencave miraton Përkufizimin Universal të Antisemitizmit

Institucioni ka promovuar historikisht studimin e Holokaustit dhe mësimet e tij; si i tillë, miratimi i përkufizimit të punës së IHRA është “një hap plotësisht i natyrshëm”.     JNS – Akademia e Shkencave e Shqipërisë, institucioni më i rëndësishëm shkencor i vendit, miratoi të enjten përkufizimin e punës së Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit […]

177 vjet nga lindja e Atit të Kombit, Ismail Qemali

Udhëheqës i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Lindi në Vlorë më 16 Janar 1844 në një nga familjet më të mëdha të Shqipërisë së Jugut. Pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, vijoi studimet në shkollën plotore turke në Selanik, ku ishte internuar familja e tij dhe më pas kreu gjimnazin “Zosimea” në Janinë. Në vitin 1860 […]

Urgjenca Kombëtare bën bilancin: Në 2020 ndodhën 6248 aksidente rrugore me 159 viktima

Pavarësisht se viti 2020 ishte pjesësisht në karantinë dhe me dalje të kufizuara, aksidentet rrugore kanë regjistruar sërish një bilanc të errët. Sipas të dhënave, gjatë 2020, në të gjithë vendin janë regjistruar 6248 aksidente, ndërsa 159 persona kanë humbur jetën. Numrin më të lartë të aksidenteve e regjistron Tirana me 2631 aksidente, e […]

157 – vjetori i lindjes së Isa Boletinit

Isa Boletini i njohur si Isë Boletini u lind në Boletin afër Mitrovicës më 15 janar 1864 dhe u shua në Podgoricë më 23 janar 1916.   Është një ndër figurat qendrore kombëtare dhe kryengritës shqiptar në Vilajetin e Kosovës, pjesëmarrës në rini në veprimet e Lidhjes së Prizrenit. Më pas shërbeu si kryetar […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara