Monday 29 May 2023
Monday 29 May 2023

 

 

Pandemia e koronavirusit rriti ndjeshëm nevojën e shërbimeve elektronike për qytetarët në Shqipëri, por një pjesë e madhe e tyre u gjetën të papërgatitur për t`i përdorur këto shërbime. Në Qarkun e Gjirokastrës një pjesë e popullsisë, kryesisht në moshë të madhe,vijon t`u drejtohet sporteleve të shërbimit. Një Program i Kombeve të Bashkuara së fundi ka mbështetur në nivel rajonal edhe ndihmën juridike falas për shtresat e varfra dhe personat me nevoja të veçanta.

Në Qarkun e Gjirokastrës, ku është ngritur Qendra e Shërbimeve ADISA ofrojnë shërbimin ndaj qytetarëve 7 institucione të rëndësishme si tatimet, kadastra, institucionet e sigurimit shëndetësor, të liçensimit të biznesit dhe të gjendjes civile.

 

Artin Fino, përgjegjës i Qendrës ADISA thotë se sfidat gjatë pandemisë kanë qenë të mëdha kryesisht në masat mbrojtëse ndaj qytetarëve që shpesh krijojnë radhë të gjata për shërbimet.

 

“Sfidat gjatë pandemisë kanë qenë shumë të mëdha, pasi si personeli dhe qytetarët që hynin për shërbime duhet të ishin të pajisur me maskë dhe duhet të dizifektonin duart kur kontaktonin me sportelet e shërbimit. Dihet pastaj edhe radhët që kanë qenë disi të gjata, por që është përballuar me sukses nga shërbimet e ADISA “, thotë zoti Fino.

 

Sipas tij 95% e shërbimeve tani kryhen “on line”, por një pjesë e madhe e popullsisë sidmos në moshë të madhe u drejtohen sporteleve të shërbimit për të marrë ndihmë pasi nuk arrijnë t`i kryejnë nga kompjuterat në shtëpi.

 

Bazuar në të dhënat zyrtare gjatë vitit 2020, rreth 72,2 % e popullsisë nga mosha 16 deri74 vjeç në Shqipërie përdorin internetin. Të gjitha kategoritë për kontaktet elektronike nëpërmjet internetit me autoritetet publike apo me shërbime publike, shënuan rritje vlerësoi Instituti i Statistikave.

 

Sipas vlerësimeve rritja më e lartë është shënuar për marrjen e informacionit nga faqet ose aplikacionet e internetit me 13,1%krahasuar me vitin 2019. Së fundi një Program i Kombeve të Bashkuara ka mbështetur Ministrinë e Drejtësisë në Shqipëri në afrimin e shërbimit juridikk falas pranë Qendrës ADISA për shtresat e varfra të popullsië dhe personat me nevoja të veçanta.

 

“Ofrojmë ndihmë për personat që kanë të ardhura dhe pasuri të pamjaftueshme.Gjithashtu edhe për kategori të veçanta si viktima të dhunës në familje apo persona që përfitojnë nga statusi i të verbërit, skemat e ndihmës sociale, sekmat për aftësinë e kufizuar ,personat që janë të diskriminuar. Interesi është i gjithanshëm, kemi pasur individë të ndryshëm të cilët kanë kërkuar si informacion edhe ndihmesë për plotësimin e formularëve për një avokat. Gjithashtu kemi afruar edhe shërbim për përjashtimin nga tarifat gjyqësore për disa nga keto kategori”, thotë juristja Klaudia Veizi.

 

Zonja Veizi thotë se mbi 100 raste shërbimesh janë afruar për një kohë të shkurtër ndërkohë që pandemia krijoi vështirësi sidomos për personat me nevoja të veçanta ,apo gratë e dhunuara.

 

Të dhënat zytare në Shqipëri fasin për rritjen vit pas viti të familjeve shqiptare që kanë lejueshmërinë internet. Kjo kategori shkoi në83,3 %,në vitin 2020 nga 82,2 % që ishtenëvitin 2019. voa

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara