e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

 

Masat e forta kufizuese të lëvizjes në Greqi për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe forcimi regjimit të kufirit shqiptaro grek nga policia shqiptare dhe FRONTEX nuk kanë frenuar trafikun e refugjatëve.

 

Të dhënat policore kufitare shqiptare flasin së fundi për një rritje të numrit të rasteve të trafikimit të refugjatëve si në kufirin juglindor dhe atë jugor të Shqipërisë me Greqinë.

 

Vetëm gjatë ditëve të fundit policia e Gjirokastrës dhe forcat e policisë europiane FRONTEX kanë zhvilluar në brezin kufitar shtatë operacione duke bllokuar grupe refugjatësh dhe arrestuar trafikantë që akuzohen për “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

 

Sipas hetimeve policore shqiptare trafikantët vijnë nga zona të ndryshme të Shqipërisë si Tirana, Lushnja, Durrësi, Tepelena dhe transportojnë me mjetet e tyre refugjatët e ardhur nga kufiri grek në brendësi të territorit shqiptar me destinacion final kufirin me Malin e Zi.

 

Pjesa më e madhe e refugjatëve janë nga Siria dhe Iraku, por edhe nga vendet e Afrikës së Veriut.

 

Policia shqiptare, nga hetimet, ka provuar se trafikantë arrijnë të lidhen përmes aplikacioneve në internet me refugjatët dhe kundrejt shumave të mëdha financiare realizojnë transportin e tyre.

 

Policia në disa raste ka zbuluar rrjetin e plotë të trafikut që siguron, jo vetëm transportin, por edhe strehimin e grupeve të refugjatëve.

 

Trafiku u zhvendos në kufirin jugor shqiptaro-grek javët e fundit pas masave të shtuara policore dhe një serie goditjesh ndaj rrjeteve të trafikut të ndërmarra në kufirin jgulindor me Greqinë nga Policia e Korçës dhe Elbasanit në bashkëpunim me oficerët e Agjensisë së Rojes Kufitare dhe Bregdetare të Bashkimit Europian, FRONTEX., raporton voa.

 

Rastet e trafikut të refugjatëve u rritën ndjeshëm këtë vit

 

Policia e Elbasanit thotë se gjatë këtij viti janë arrestuar 35 persona për dhënie ndihme të paligjshme për kalim kufiri në 25 raste trafiku të disa dhjetëra refugjatëve.

 

Ndërkohë, për të njëjtën periudhë të një vit më parë policia kishte arrestuar 11 persona në dy raste të trafikut të refugjatëve. Ndërhyrjet e policisë së Elbasanit kanë qenë kryesisht në rrugën që lidh Korçën me Tiranën dhe Korçën me Gramshin, segmente që janë përdorur nga trafikantët për transportin e refugjatëve.

 

Ndërkohë në Qarkun e Korçës Tetori shënoi rritjen më të madhe të rasteve të trafikut dhe numrrit të refugjatëve të bllokuar në këtë rajon.

 

Sipas të dhënave kufitare 235 refujatë u bllokuan tek transportoheshin me automjete të ndryshme, ndërsa 36 persona u arrestuan për organizmin e transportit të tyre.

 

Policia në zonën juglindore ka zbuluar krahas transporti me automjete të vogla edhe transportin me kamion të refugjatëve ku në një rast janë bllokuar 78 persona.

 

Refugjatët arrijnë në kufirin juglindor shqiptar kryesisht nga Selaniku dhe pas disa ditësh qëndrimi tranzit në Shqipëri synojnë të kalojnë drejt vendeve europiane përmes Malit të Zi.

 

FRONTEX: Rritje e trafikut të refugjatëve në Ballkanin Perëndimor

 

Agjencia e Rojes Kufitare dhe Bregdetare të Bashkimit Europian, FRONTEX tha përmes një raporti mesin e nëntorit se rreth 3500 kalime të paligjshme të kufirit u zbuluan në tetor në rrugën e Ballkanit Perëndimor, më shumë se një e treta krahasuar me shtatorin.

 

Sipas Frontex në 10 muajt e parë të vitit 2020 më shumë se 19 700 migrantë u ndaluan në kufirin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, më shumë se dyfishi krahasuar me 10 muajt e parë të vitit 2019.

 

Më shumë se gjysma e migrantëve të parregullt, të zbuluar në këtë rajon, sipas FRONTEX janë sirianë, ndërsa afganët përbënin një të katërtën tjetër të të gjitha ndalimeve të të huajve të parregullt në kufijtë e vendeve të Ballkanit Perëndimor me vendet e Bashkimit Europian.

 

 

 

Më shumë

Shkodër, rrezikimi i ndërtesave të vjetra historike nga ndërtimet e reja

Ashtu si pjesa më e madhe e qyteteve të Shqipërisë edhe Shkodra ka ndryshuar gjatë 30 viteve të fundit nga pikëpamja e urbanistikës dhe arkitekturës. Vendin e shumë lagjeve dhe rrugicave të vjetra, me shtëpi karakteristike, tashmë e kanë zënë pallate shumëkatëshe, që thuajse nuk ndryshojnë nga njëri-tjetri. Bashkë me ato, kanë humbur […]

Emigrantët e kthyer hasin vështirësi të mëdha për t’u rifutur në tregun shqiptar të punës

Një studim i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, që u publikua sot në Tiranë, thekson se emigrantët e kthyer në Shqipëri po hasin vështirësi të mëdha për ri-integrimin e tyre në tregun e punës edhe si punëtorë edhe si investues.   Shumica e tyre pohuan gjatë intervistimit se kthimi i tyre në Shqipëri […]

Vonesat e rindërtimit, banorët e Ishmit presin edhe dimrin e tretë nën çadra

Një vit më parë A2 CNN vizitoi disa familje në zonën e Ishmit, të cilat po kalonin dimrin e dytë nën çadra, pasi banesat u ishin dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të 2019.   Ai reportazh u mbyll me shpresën dhe pyetjen se a do të ishte dimri i fundit i atyre banorëve […]

Birësimi i fëmijëve nga komuniteti LGBT, ministrja Bora Muzhaqi: Duhet diskutuar dhe menduar

Ministrja e shtetit për të rinjtë dhe fëmijët, Bora Muzhaqi, nga Korça foli për mundësinë e birësimit të fëmijëve nga komuniteti LGBT.   “Mendoj që birësimi është një gjë kaq e bukur dhe fantastike. Pastaj, pjesa tjetër duhet diskutuar dhe menduar. Por, e rëndësishme është që nuk ka gjë më të bukur sesa […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara