Saturday 25 March 2023
Saturday 25 March 2023

 

 

Në Tiranë, një studim i shoqatës “Së Bashku për Jetën” zbuloi një seri vështirësish që pandemia solli për trajtimin e afro 400 mijë të sëmurëve kronikë, që ka Shqipëria.

 

Shumë prej tyre duhet të vinë rregullisht në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kur brenda saj janë dy spitale Covid.

 

Shoqata “Së Bashku për Jetën” sapo ka kryer një studim mbi nevojat që kanë të sëmurët kronikë për t’u decentralizuar recetat me rimbursim.

 

Në studim del një varësi e plotë e tyre nga QSUT, e cila mban nën kontroll gjendjen shëndetësore të pacientëve kronikë për afro 55 sëmundje.

 

Shqipëria ka aktualisht mbi 400 mijë të sëmurë kronikë dhe bëhet fjalë për kosto të jashtëzakonshme që përballon buxheti i shtetit dhe buxhetet familjare.

 

“Pacientët kronikë nga i gjithë vendi – thotë Denisa Canameti e shoqatës “Së bashku për Jetën”  për VOA – marrin barnat e nevojshme për kurimin e patologjive të tyre vetëm në QSUT në Tiranë, çfarë sjell një kosto shumëpërmasore për këta pacientë dhe familjet e tyre”

 

Sëmundjet kronike në Shqipëri nisin nga tumoret vdekjeprurëse, leucemia, talasemia, hiv/aids e deri te dializa.

 

Ato janë një barrë e rëndë shëndetësore, sociale dhe ekonomike për pacientin dhe familjen e tij, ç’ka rëndohet edhe nga kërkesat administrative të vendosura për kujdes të centralizuar, kur shumë prej ilaceve madje merret vetëm në farmacinë e QSUT.

 

Centralizimi i trajtimit të sëmundjeve kronike vetëm në QSUT, përvecse mjaft i kushtueshëm për pacientët është edhe i rrezikshëm, sepse brenda territorit të saj janë edhe dy spitale COVID.

 

Kufizimet e qarkullimit për shkak të pandemisë shkaktoi një seri vështirësish për të sëmurët kronikë me talasemi, hiv etj., dhe, krahas rrezikimit të jetës, shtoi edhe kostot e transportit.

 

Studimi vërjeti një situatë “monopol” mbi disa shërbime dhe përshkrimin e barnave nga shërbimet përkatëse në QSUT, që sanksionohet përmes protokolleve të përdorimit të barnave. Autorët theksuan se çdo spital në vend ka farmaci spitalore, ndaj pacientët mund të barnave spitalore sa më pranë vendit të banimit. Kjo punë lehtësohet edhe regjistrat kombëtarë të pacientëve kronikë, që ul në maksimum mundësinë e abuzimit me recetat me rimbursim.

 

Një tjetër lehtësi për pacientët do të ishin edhe konsultat përmes telemjekësisë, rrjeti I të cilës është i shtrirë në spitalet rajonale.

 

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara