Ati i Shenjtë Françesku emëroi Nuncin e ri Apostolik në Shqipëri. Është Shkëlqesia e Tij, imzot Luigi Bonazzi, kryeipeshkëv titullar i Atella-s, deri tani Nunc Apostolik në Kanada.
Imzot Bonazzi lindi në Gandino, më 19 qershor 1948. U shugurua meshtar më 30 qershor 1973, pasi kishte kryer studimet teologjike e ishte lauruar në psikologji dhe në shkencat e edukimit. Më 1977 vijoi studimet në Akademinë Papnore Kishtare, ku formohen diplomatët e Selisë së Shenjtë.
Në përfundim të studimeve, shërbeu në Nunciaturën apostolike të Kamerunit(1980-83), në Trinidad (1983-86) e në Maltë (1986-89). Më pas u emërua pranë nunciaturës apostolike në Spanjë (1991-94), këshilltar pranë asaj të SHBA-ve (1994-96), më pas në Itali (1996-99) e në Kanada.
Më 19 qershor 1999 u emërua kryeipeshkëv titullar i Atella-s e nunc apostolik në Haiti, duke e marrë shugurimin ipeshkvnor në Katedralen e Bergamos, më 26 gusht, gjatë një bashkëkremtimi eukaristik, kryesuar nga kardinali Angelo Sodano, asokohe Sekretar i Shtetit të Vatikanit. Më 30 mars 2004 u emërua nunc apostolik në Kubë.
Më 14 mars 2009 Papa Benedikti XVI e emëroi Nunc në Lituani e Estoni e më 18 dhjetor 2013, Papa Françesku e ngarkoi me detyrën e nuncit në Kanada.
Tani imzot Luigi Bonazzi është nunci i ri apostolik në Shqipëri, ku do të vijojë shërbimin diplomatik që nisi menjëherë pas shembejs së komunismit, me nuncin e parë apostolik, kardinalin e ndjerë Ivan Dias.
Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit
A e dini se Kodiku i Korçës nr. 93 është ekzemplar unik në botë?
Komuniteti bektashi feston Ditën e Ashures
Çelet pelegrinazhi bektashi në Prishtë të Skraparit
Pas 69 vjetësh, kardinali Troshani kthehet në kishën e Kallmetit në Lezhë
Kisha Ortodokse përkujton 30 vjetorin e ardhjes në Shqipëri të Kryepiskopit Anastas Janullatos
Komuniteti ortodoks i Tiranës, i ngulur në këtë qytet që prej shek. XVIII, veç gjallërisë që i solli qytetit, barti me vete edhe objektet e veta të kultit. Si të krishterë të ritit Lindor, ortodoksët e Tiranës, kryesisht me prejardhje vllahe- arumune, ndërtuan të parën kishë të tyren më 1780, në atë pjesë të […]
E ndërsa masat lehtësuese shtohen një nga një, besimtarët orthodhoksë do të kremtojnë Ringjalljen e Krishtit edhe për këtë vit në kushte shtëpie. “Sot është e Enjte e Madhe, sapo mora bojën e kuqe në kishë për të ngjyer vezët siç e ka tradita në këtë ditë, por zonjat që ishin tek dyqani […]
Dënimi me forcë i fenomenit të shitblerjes së votës, shqetësimet për kandidatët me të kaluar të dyshimtë, apo dhe sfidat me të cilat do të duhet të përballet qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet, ishin në qendër të një deklarate të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, pikërisht në prag të votimeve të […]
5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]