Papa Françesku, në përfundim të audiencës së sotme të përgjithshme, u shpreh afërsinë viktimave të atentatit të Nicës e të Vjenës dhe kërkon të marrin fund dhuna dhe urrejtja!
“Këto ditë lutjesh për të vdekurit, i kujtuam e do të vijojmë t’i kujtojmë akoma viktimat e pafajshme të terrorizmit, mizoria e të cilit vijon të përhapet në gjithë Evropën” – këtë theksoi Papa Françesku në përfundim të audiencës së sotme të përgjithshme:
“Mendoj posaçërisht – vijoi – për atentatin e rëndë të këtyre ditëve në Nicë, në një vend kulti, e edhe atë, i cili ndodhi dje në udhët e Vjenës, që tronditën e tmerruan popullsinë dhe të gjithë ata, që e kanë për zemër paqen dhe dialogun”.
Ia besoj mëshirës së Zotit – shtoi akoma Papa – njerëzit që e mbyllën tragjikisht jetën e u shpreh afërsinë time familjarëve dhe të gjithë atyre, që vuajnë nga shkaku i këtyre ngjarjeve thellësisht të dënueshme, “të cilat përpiqen ta komprometojnë me dhunë e urrejtje, bashkëpunimin vëllazëror ndërmjte feve”.
Ngushëllimet e Papës për atentatin e Vjenës: të marrin fund dhuna dhe urrejtja!
Në telegramin për viktimat e sulmit terrorist në Austri, Françesku kërkon të promovohet “bashkëjetesa paqësore në shoqëri”. Ndërsa në tweet-tin e sotëm, Papa nxit të “të punohet së bashku për paqen e vëllazërimin”.
Në një telegram, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit, kardinali Pietro Parolin, Papa Françesku u shpreh familjarëve të viktimave dhe gjithë popullit austriak pjesëmarrjen në dhimbje, ndërsa të plagosurve, afërsinë, duke i siguruar se lutet për shërimin e tyre të shpejtë. Ati i Shenjtë ia beson viktimat mëshirës së Zotit, të cilit i lutet të marrë fund dhuna e urrejtja e të punohet për bashkëjetesën paqësore në shoqëri.
Vetëm dashuria e shuan urrejtjen
Papa e kujton dhimbjen e tij të thellë edhe përmes një tweeti, botuar sot në faqen e internetit @Pontifex:
“Shpreh dhimbje – shkruan Françesku – për sulmin terrorist në Vjenë e lutem për viktimat dhe familjarët e tyre. Mjaft më me dhunë! Ta krijojmë së bashku atmosferën e paqes e të vëllazërimit. Vetëm dashuria mund ta shuajë gjithë këtë urrejtje”.
Këto fjalë, ngarkuar me dhimbjen e thellë atërore të Papës, na kujtojnë se atentati në Vjenë u kushtoi jetën 6 vetëve, ndërmjet të cilëve, edhe atentatorit. Ndërsa numri i të plagosurve, që aktualisht janë të shtruar në spitalet vjeneze, arrin në 22. Gjashtë janë në gjendje të rëndë. Lajmin e jep ministri i brendshëm austriak Karl Nehammer, duke shtuar se hetimet vazhdojnë. Ministri njoftoi edhe se “ tani për tani janë burgosur 14 vetë”.
Policia austriake vijon të bëjë kërkime, për të kuptuar dinamikën e sulmit, duke studiuar më se njëzet mijë video, që u dukën pas atentatit në mjetet e komunikimit. Qeveria i ftoi vjenezët të mos dalin nga shtëpitë e sidomos, të mos duken në qendër të qytetit, ku 75 ushtarakë vijojnë të kontrollojnë zonat e rrezikuara.
Papa Françesku: Akte terrori, për të komprometuar vëllazërimin ndërmjet feve!
Bashkia e Tiranës i jep pronësinë e tokës Kishës së Shën Prokopit, i hapet rrugë rikthimit në identitet
Papa mbështet homoseksualët
Papa, besimtarëve: Nuk mund t’ju afrohem, por jam pranë jush me zemër
Kremtohet sot, 120 vjetori i kalimit nga jeta i poetit Naim Frashëri, bilbili i bektashizmit, (1900-2020)
288 vite nga themelimi i Kolegjit Arbëresh të Shën Benedetto Ulanos
Papa Françesku tha se pandemia e coronavirusit vërtetoi se “teoritë magjike” të kapitalizmit kanë dështuar dhe se bota ka nevojë për një ideologji të re politike që promovon dialogun, solidaritetin dhe që refuzon luftën në çfarë do lloj kushtesh. Papa prezantoi vizionin e tij për botën pas pandemisë duke mbledhur elementet kryesorë të leksioneve […]