Papa Françesku ka nisur atë që e ka cilësuar si përpjekjen më ambicioze për reforma katolike në 60 vjetët e fundit.
Procesi dyvjeçar për t’u konsultuar me secilin prift në botë, për drejtimin e Kishës Katolike në të ardhmen, ka nisur këto ditë në Vatikan.
Disa katolikë shpresojnë se këto diskutime do të rezultojnë me ndryshime në çështjet si shugurimi i grave, martesat e priftërinjëve dhe lidhjet mes personave të gjinisë së njëjtë.
Të tjerë shqetësohen se ky proces do të dëmtojë parimet e Kishës Katolike.
Ata besojnë se fokusi në reforma mund të tërheqë vëmendjen nga çështjet tjera me të cilat përballet Kisha, siç janë korrupsioni dhe nivelet në rënie të pjesëmarrjes.
Papa Françesku u ka bërë thirrje katolikëve që të mos mbesin të bllokuar në gjërat që ata besojnë, por të “dëgjojnë njëri-tjetrin” teksa ka nisur këtë proces gjatë një meshe të mbajtur në Bazilikën Shën Pjetri.
“A jemi të përgatitur për këtë rrugëtim? Apo shqetësohemi nga e panjohura, duke preferuar që të arsyetohemi si zakonisht, ‘Kjo gjë është e kotë’ apo ‘Këtë e kemi bërë gjithmonë kështu?’” ka pyetur ai.
Më vonë, Papa pritet të shkruajë një këshillë apostolike, duke dhënë pikëpamjet dhe vendimet e tij mbi çështjet e diskutuara.
Komunitetet fetare kundër qeverisë për kodin e familjes
Papa Françesku nis konsultimet për reforma në Kishën Katolike
Imami bamirës Elvis Naçi, i shet spitalin për 850 milionë lekë Baba Mondit
Fetë në dialog – dhe së bashku kundër Coronës
Shumica e indianëve kundërshtojnë martesat ndërfetare
Vatikani miraton vendimin që mund të çojë në shenjtërimin e ‘themeluesit’ të BE, Schuman
Qyteti i Vatikanit më 7 qershor të vitit 1929, bëhet shtet sovran. Territori i tij përbëhet nga një enklavë brenda qytetit të Romës. Vatikani ka një sipërfaqe prej rreth 44 hektarësh, dhe një popullsi prej rreth 840 banorësh. Kjo e bën Vatikanin shtetin më të vogël (për nga territori dhe popullsia) i […]
Kryegjyshi Botëror Dede Edmond Brahimaj, Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, priti në selinë e shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ambasadorin e Izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler. Pasi e falenderoi për vizitën e tij të parë në Selinë Botërore të Bektashizmit, Kryegjyshi Botëror foli për miqësinë e vecantë që populli shqiptar […]
“The House of One” e hebrenjve, të krishterëve dhe myslimanëve në Berlin do të konkretizohet në fillim të vitit 2021 pas shumë përgatitjeve. Sfida për përfaqësuesit janë sulmet e fundit të përgjakshme të myslimanëve. Ekskavatorët do të nisin së shpejti punën. Prej më shumë se dhjetë vitesh në Berlin planifikohet, diskutohet dhe reklamohet ideja […]
Papa Françesku, në përfundim të audiencës së sotme të përgjithshme, u shpreh afërsinë viktimave të atentatit të Nicës e të Vjenës dhe kërkon të marrin fund dhuna dhe urrejtja! “Këto ditë lutjesh për të vdekurit, i kujtuam e do të vijojmë t’i kujtojmë akoma viktimat e pafajshme të terrorizmit, mizoria e të cilit […]