e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

 

Egjipti organizoi të shtunën një paradë spektakolare për transportimin e 22 mumjeve të faraonëve më të famshëm, nga qendra e Kajros në një muze të ri.

 

Mumjet u transportuan me mjete të zbukuruara me krahë dhe dizajne faraonësh, ndërkohë që udhëtimi i tyre zgjati 1 orë.

 

21 të shtëna arme nisën ceremoninë, që u shoqërua gjatë gjithë kohës me drita dhe muzikë. Shumica e mumjeve i përkisnin Mbretërisë së Re, që udhëhoqi Egjiptin nga viti 1539 deri në vitin 1075 përpara Krishtit.

 

Mes tyre ishte edhe Ramses II, një nga faraonët më të famshëm, që mbahet mend për ndërtimin e statujave kolosale. Gjithashtu, edhe Mbretëresha Hatshepsut, faraonia e vetme e Egjiptit. Ajo mbante një mjekër të rreme për të mos u penguar nga tradita, që i kërkonte femrave të luanin vetëm role dytësore në hierarkinë mbretërore.

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Paralajmërimi i zbulimit amerikan: Kina rrezikon të mbizotërojë teknologjitë e përparuara

Zyrtarët amerikanë të zbulimit paralajmëruan jo për herë të parë të premten lidhur me rrezikun që paraqesin ambiciet e Kinës në fushën e inteligjencës artificiale dhe një sërë teknologjish të përparuara.   Ata shtuan se ato mund t’i japin Pekinit një avantazh ushtarak të rëndësishëm dhe mbizotërim të mundshëm në sektorin e kujdesit […]

Trump hap rrjetin e tij social

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka njoftuar planet për të lëshuar në përdorim aplikacionin e tij të mediave sociale.   Llogaritë e Trumpit janë të ndaluara nga Twitter dhe Facebook.   Rrjeti i mediave sociale të Trumpit do të quhet TRUTH Social dhe do të fillojë së funksionuari në muajin nëntor për një […]

Rusia njofton pezullimin e misionit rus në NATO

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov njoftoi të hënën se vendi i tij do të pezullonte misionin rus në NATO.   Zoti Lavrov tha se masa ishte në përgjigje ndaj vendimit të javës së kaluar të NATO-s, për të dëbuar tetë anëtarë të misionit rus në aleancën ushtarake.   Pas njoftimit se Rusia […]

Ish-Sekretari i Shtetit Colin Powell, humb jetën nga COVID-19

Colin Powell, Sekretari i parë afrikano-amerikan i Shtetit dhe një ushtarak i lartë amerikan, vdiq të hënën në moshën 84 vjeçare si pasojë e ndërlikimeve të shkaktuara nga sëmundja e COVID-19-s.   Në një deklaratë në Facebook, ku njoftohej lajmi i vdekjes së zotit Powell, familjarë të tij shkruanin se ai ishte plotësisht […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara